Zgjedhjet 2015, Tushaj: Do e bëjmë Lezhën qytet atraktiv për turistët

416
Kandidati i ASHE-se për Lezhën në një takim me banorët e Lagjes Gurra kërkoi mbështetjen e banorëve të zonës perms votës në zgjedhjet e 21 qershorit, që bashkia e re të ecë përpara.
Viktor Tushaj: Janë realizuar 86 projekte të vogla e të mëdha në harkun kohor të 4 viteve. Lezha me historinë asetet dhe bukurinë që ka e meriton një investim të tillë për të qenë atraktive dhe për turistët.
Ai shoqërohej dhe nga deputetja e qarkut Monika Kryemadhi e cila tha se Lezha meriton më shumë dhe kandidati i majtë është një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e qytetit.
Tushaj në një tjetër takim, me banorët më të vjetër të qytetit, por edhe me emigrantë, tha se Lezha ka pësuar ndryshime rrënjësore dhe se rritja demografike e këtij qyteti i dedikohet kryesisht lezhjanëve të vjetër të cilët me tolerancën dhe kulturën që i karakterizon, ditën të mirëpresin dhe të integrojnë të ardhurit.
Sigal