Zëvendësojnë Rehovicën dhe Rakipin, KQZ i jep mandatin dy deputetëve të rinj të Kuvendit (Emrat)

140
KQZ është mblidhet sot për t’i dhënë mandatin dy deputetëve të rinj nga LSI dhe PDIU që zëvendësojnë Gledjon Rehovicën dhe Aqif Rakipin, të cilëve iu hoq mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që deputeti më i ri nga radhët e PDIU-së të jetë, Dritan Bici. Këtij të fundit iu dha mandati i deputetit me 7 vota pro, asnjë kundër.
Ndërsa në vakancën e Rahovicës u zgjodh Silva Caka, e cila renditej pas tij në listën e qarkut të Beratit. KQZ i dha mandatin Cakës me 7 vota pro, asnjë kundër. Ky është mandati i dytë si deputete e Kuendit të Shqipërisë për të. Në zgjedhjet e 25 qershorit ajo nuk arriti të futej direkt në Parlament.
RENDI I DITËS
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 15.01.2018, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt vendimit:
1.Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumëmërore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
2.Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumëmërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
3.Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëmërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
4.Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit të listës shumëmërore Z. Florenc Xhindi, për këshillin bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.