Wikileaks “tradhton” sekretet:Zbardhet raportimi i fshehtë për 21 janarin

490
Sigal

Wikileaks “tradhton” sekretet e Agjencisë së Inteligjencës STRATFORD me raportues Marko Papiç

 Ndërsa gjykata ka dhënë vendimin për ngjarjet e 21 janarit 2011 dhe ai vendim është komentuar shumë, sidomos  është kundërshtuar nga opozita, aq sa ka shkaktuar edhe reagimin e Prokurorisë, e cila ka publikuar se do të apelojë vendimin e gjykatës për dhënien e pafajësisë ndaj dy gardistëve të akuzuar si vrasësit e 4 viktimave, një tjetër ngjarje vjen në dritë, për ta rindezur edhe një herë polemikën  politike në Shqipëri. Vvikileakse ka publikuar materiale të reja sa i përket Shqipërisë dhe pikërisht ngjarjeve që ndodhën janarin e 2011-s. Dokumentet e publikuara nga Vvikileakse i përkasin Agjencisë së Inteligjencës STRATFOR, me raportues Marko Papiç. “Unë dua të siguroheni që nëse Shqipëria do të kalojë në kaos, ne kemi një kuptim të asaj që po ndodh vërtetë këtu. Tre protestues janë vrarë në kryeqytetin shqiptar pas përleshjeve të opozitës që kërkojnë zbatimin e ligjit me policinë” shkruhet në raportin e Marko Papiç”. PS-ja që është në opozitë ka bërë thirrje për protesta në 20 janar pas akuzave për korrupsion për zëvendës/kryeministrin. Përleshjet në Tiranë, shkruhet në raport, janë rezultat i një vit e gjysmë tensionesh mes qeverisë Berisha dhe opozitës socialiste të udhëhequr nga Edi Rama. Skenari është i ngjashëm me atë të vitit 1997. Megjithatë, -thotë ai,- ka dallime të rëndësishme në mes të trazirave në vitin 1997 dhe protestave aktuale. Ajo që e shqetëson me tepër raportuesin ishte një përplasje e mundshme mes veriut të Shqipërisë, i cilësuar si një nga bastionet e Berishës dhe jugut që mbështet më shumë PS-së. Por përveç kësaj, çdo lloj proteste në Shqipëri, që sjell paqëndrueshmëri, është një çështje me rëndësi rajonale, që mund të sjellë destabilizim edhe në vendet e tjera si Maqedonia dhe Kosova. Kjo dëshmon, që ende nuk janë publikuar shumë dokumente, të cilat mund të ndriçojnë për të vërtetën e 21 janarit, e ca më tepër, që të evidentojnë fajtorët e vërtetë të asaj tragjedie, e cila shkaktoi 4 të vrarë nga radhët e demonstruesve.