Vrasja e efektivit, Rama: Ngushëllime familjes së dëshmorit

459
Vetëm pak orë pas përfundimit të aksionit policor për kapjen e vrasësit të efektivit të FNSH-së, që përfundoi me neutralizimin e tij, kryeministri Rama i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Simon Gjetës, të cilin ai e quan dëshmor.
“Ngushëllimet më të ndjera familjes së dëshmorit Gjeta. Përulem me respektin më të thellë ndaj veprës së tij. Arritjet më të mëdha të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit janë vepra të shqiptarëve si dëshmori Simon Gjeta. Ai ra mbrëmë në fushën e luftës me krimin, duke iu bashkuar kështu atyre që kanë dhënë jetën në krye të detyrës. Ngushëllime edhe Policisë së Shtetit”, është shprehur kryeministri i Shqipërisë.
Sigal