Votohet edhe në qarqe, probleme sporadike

397
Procesi i votimit po zhvillohet edhe në qarqet e vendit.Procesi i votimit po zhvillohet edhe në qarqet e vendit. Nga të dhënat e fundit rezulton se në Korçë nuk ka patur asnjë problem.
Ndërkohë, rreth 3 mijë persona, kryesisht emigrantë që kthehen për të votuar, kanë hyrë në vend përmes pikës së kalimit të Kapshticës.
Në fshatin Sheqeras persona të paautorizuar kanë hyrë në një qendër votimi, ndërsa në Vreshtas është ngatërruar lista.
Probleme të vogla janë verifikuar në Shkodër, ku LSI ka deklaruar se identiteti i një komisioneri të Partisë Demokratike se nuk përputhet me atë që ndodhet në materialet zgjedhore.
Ndërkohë, në Fier në dy qendra nuk ka nisur ende procesi i votimit. Ndërsa në Durrës, qendra 96/1 është bllokuar për shkak të një problemi me komisionerët.
Në Elbasan situata është e qetë. Votimi ka nisur pas faljes së Namazit dhe besimtarët kanë qenë të prirur për të shkuar drejt votimeve.
Sigal