Monika Kryemadhi takim me LRI-në, fokusi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është arsimi

495
Sigal

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me LRI-në, tha se fokusi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është arsimi. Kryemadhi duke pranuar gabimet si në rastin e votës për Ligjin e Arsimit të Lartë, tha se askush nuk mund ta pranojë situatën ku me qindra të rinj rrijnë sot dyerve të ambasadës gjermane për një vizë pune.

“Kriza e sotme politike ka sjellë situatën ku ju sot nuk dini të shkoni. Ka sjellkë në situatën të një konflikti midis Ministrisë së Arsimit me rektoratet. Duke vazhduar me mosbarazinë e notave të gjimnazeve me shkollat profesionale. Por nuk duhet ti shmangemi edhe fajeve tona si politikë.

Këmbana e alarmit ka rënë në këtë periudhë që po ikin me qindra mijëra shqiptarë nga Shqipëria.

Ajo foto ku shumë të rinj rrinin për një vizë pune në ambasadën gjermane, ishte alarmante.

Dhe kjo vjen si rezultat i keqqeverisjes që po i bëhet vendit ku në 4 vitet e fundit janë 500 mijë shqiptarë të larguar.

Misioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim është shumë i qartë. Ne mendojmë që Shqipëria nuk ka nevojë për lider të fortë po për një sistem të fortë’, iu drejtua Kryemadhi të rinjve të LRI-së.