VIDEO/ Ramës i hedhin ‘kokainë’ në Kuvend, pluhuri i bardhë mbulon qeverinë

75
Kryeministrit Edi Rama i është hedhur pluhur i bardhë mbi kokë nga deputeti i PD Flamur Noka, teksa ndiqte i ngrysur bllokimin e foltores së Kuvendit nga kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe deputetët e tij.
Rojet e sigurisë kanë vrapuar t’i dalin para kryeministrit për ta mbrojtur, por nuk ka qënë e mundur.
Rama u mbulua nga pluhuri i bardhë bashkë me Zv.Kryeministren Senida Mesi dhe me Ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. Ai nuk lëvizi nga vendi.
Kreu i opozitës Lulzim Basha vazhdon të qendrojë në foltore i rrethuar nga deputetët duke pritur që Ruçi të p?7rjashtojë kryeministrin nga seanca për fjalorin e tij vulgar ndaj shqiptarëve.