VIDEO/ Protesta, studentët: Ne nuk përçahemi dhe nuk lëvizim nga kërkesat tona

524
Sigal

Një nga demostruesit përpara ministrisë së Arsimit i ka drejtuar një thirrje, prindërve të studentëve që po protestojnë që t’i verifikojnë vetë kushtet e jetesës së fëmijëve të tyre në konvikte që të binden si është e vërteta.

“Ju bëj thirrje edhe familjarëve të studentëve të vijnë një natë të flenë në konvikte me ta, të shohin kushtet e tyre dhe të bashkohen në protestë me ta!

Besoj se e keni të qartë se shumë lëvizje apo parti duan të na përçajnë, por ne nuk përçahemi dhe nuk lëvizim nga kërkesat tona. Nëse kërkesat tona nuk plotësohen, protesta do të përshkallëzohet. Ne jemi të gjithë bashkë.”