Vettingu/ Gjyqtari i Edmond Islamaj konfirmohet në detyrë: Përgjegjshmëria shpërblehet

141

Edmond Islamaj, gjyqtari Gjykatës së Lartë ka rezultuar u pastër dhe ka kaluar vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për Islamaj duke rikonfirmuar qëndrimin në detyrë të gjyqtarit.

Pas seancës, Islamaj u ndal shkurt tek mediat duke theksuar se “përgjegjshmëria shpërblehet”.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo).

Ashtu si për çdo gjyqtar e prokuror edhe për Islamajn është bërë hetim pasuror, mbi figurën dhe aftësitë profesionale.

Relatorja Genta Tafa Bungo u shpreh në seancën e kaluar se sipas IDKPKI deklarimet e Islamajt janë të sakta.

“Ka burime të ligjshme për justifikimin e pasurisë. Nuk ka konflikt interesi. Sipas hetimit administrativ të KPK në vitin 2017 Islamaj ka deklaruar një apartament në Durrës, 87 metra katrorë që e zotëron me prindërit, toke arë në Karpen të Kavajës, 1000 metra katrorë, llogari depozite kursimi e krijuar ne vitin 2000 me vlere 5 mijë euro, depozitë kursimi 20 mije euro në vitin 2016”.
Në pronësi të bashkëjetueses, apartament banimi 141 metra katrorë në Durrës, garazh dhe dyqan po në Durrës, vlera totale 1 mln lekë blere nga babai që e ka përfituar si pronar i truallit. Makinë “Hyndai” blerë në vitin 2015 për 3 mijë euro. Llogari depozite 12 mijë dollarë, hapur në 2006 me shumë fillestare 10 mijë dollarë, llogari depozitë kursimesh deri në datën 2017, 15 mijë euro.
Në pronësi të bashkëjetueses janë edhe dy garsoniere te Shkëmbi i Kavajës, janë ende pa tituj pronësie, pasi babai i bashkëjetueses i ka përfituar për shkak të pronës.

Sipas KPK, “konstatohet nga ana e komisionit se subjekti i rivlerësimit dhe bashkëjetuesja e tij i kanë paturp mundësitë financiare për të kursyer këto shuma”.
Mësohet se ka pasur 6 denoncime gjithsej për gjyqtarin, të cilat kanë ankesa ndaj trupës gjykuese në tërësi dhe s’ka indicie për të provuar shkelje të bëra nga Islamaj.