Vendimi i pedagogëve të UT: Qeverisë i japim afat deri në 1 shkurt, të plotësojë kërkesat tona. Në të kundërt do të bojkotojmë mësimet

610
Sigal

Në mbledhjen e  Senateve Akademik, pedagogët e UT vendosën që t’i japin vetëm një javë afat kohor qeverisë që të anulojë ligjin për armimin e lartë si dhe rishikimin e VKM-ve. Në rast se qeveria nuk do t’i pranojë kërkesat e tyre, pedagogët votuan unanimisht se do të vazhdojnë bojkot pa afat të mësimit si dhe grevë të përgjithshme. Pedagogët deklaruan: Rinkonfirmojmë mbështetjen e studentëve për kërkesat e tyre. Shprehemi kundër Ligjit “Për arsimin e Lartë” 80/2015, si dhe kërkojmë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës. Kërkojmë shfuqizimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor 2018: Nr.777, Nr.781, Nr. 783, si dhe urdhrat po të datës 26 dhjetor: Nr.183: Nr.184: Nr.185, të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike.