Përparim Spahiu: BERZH i çertifikon si qeveri hajdutë dhe të korruptuar

323
Atë që opozita denoncon prej kohësh, si qeverinë më të korruptuar në rajon, dhe jo vetëm, na e vërteton edhe raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Raport i fundit i BERZH i cili këtë vit është përqendruar në rëndësinë që ka roli i shtetit për shkak të krizës së Covid-19, konstaton se treguesit e mirëqeverisjes në vend janë përkeqësuar, po ashtu dhe eficienca e gjyqësorit dhe perceptimi i korrupsionit dhe stabilitetit politik.
Të vjedhësh më shumë në kohë krize, të abuzosh me fondet publike kur shërbimi spitalor ka nevoje më shumë se asnjëherë tjetër, kur të sëmurë vdesin nga pamundësia e blerjes së ilaceve pasi qeveria e tyre nuk i subvencionon apo vdesin te dera e spitalit për mungesë të shërbimit shëndetësor është krim i rëndë.
Këtë krim e ka konsumuar dhe vazhdon ta konsumojë Rilindja.
Sigal