“Vëllai i ministrit Xhafaj”, Rama: Italia, asnjë kërkesë në 6 vite. Do shihni çudira

389
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se gjatë këtyre 6 viteve nuk ka patur kërkesë formale apo informale nga autoritetet italiane për këtë rast.
Duke iu referuar akuzave ndaj ministrit Xhafaj, kreu i Qeverisë tha se në sistemin demokratik secili përgjigjet individualisht përpara drejtësisë.
Sakaq, ai akuzoi Partinë Demokratike se ka shpërdarë në anglisht këtë dosje.
“S’ka asnjë kërkesë formale apo infromale nga autoritet et vendit ku ka ndodhur ngjarja për autoritetet shqiptare, për 6 vite me radhë. Nëse nuk ka asnjë kërkesë, nëse nuk ka asnjë përgjegjësi të lidhur me qeverinë apo personalisht me ministrin e Brendshëm, dhe nëse bëhet fjalë në fund të ditës, për vëllanë, dhe jo për të, në një sistem në të cilin secili përgjigjet individualisht përpara drejtësisë, përse del sot.
Dua t’ju them se dosja e rizbulimit në të njëjtën kohë që ka dalë në televizor, dhe ka filluar të shpërndahet në anglisht, unë kam mësuar se çfarë do të thoshin këta, nga ata që dosjen e kishin lexuar anglisht. Dhe më pyetën si ka mundësi, dhe pse sot kur ne presim që politika shqiptare të provojë çdo ditë pretendimin e argumentuar për të hapur negociata, ne na vënë përpara një dosje që na e kanë vënë përpara shumë kohë më parë, për një çështje që ne e kemi ezauruar.
Ka edhe një element tjetër në këtë orvatje, që do të vazhdojë të bëhet edhe me e ngatërruar, përgatituni të dëgjoni çudira të thëna të rithëna, të rizbuluara, për ta bërë baltë Shqipërisë sa të munden. Se në fund të ditës për të huajt këto muhabete nuk janë për të ndarë kush është djalli, kush është engjëlli, kush i miri dhe kush i keqi”, u shpreh kryeministri Rama.
Sigal