Veliaj takon mësues dhe edukatorë: Duhet të shmangemi nga politika e shpifjes

512
Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, po zhvillon këtë paradite një takim me mësues dhe edukatorë të kryeqytetit.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka akuzuar kryebashkiakun Lulzim Basha se politizoi shkollat në 4 vjet. Ndërsa, është ndalur tek problemet e shkollave e kopshteve, duke theksuar se ato janë të mbipopulluara.
“4 vite më parë u bë shumë politikë me shkollat. Politikanët e vjetër shajnë e shpifin për të rinjtë. Duhet të shmangemi nga politika e shpifjes. Shkollat dhe kopshtet e Tiranës janë të mbipopulluara”, është shprehur Veliaj.
Sigal