Peleshi hap tenderin 7.2 mln USD për monitorimin e territorit me satellite

242
Sigal

Niko Peleshi i vjen në “ndihmë” Edi Ramës! Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, një institucion nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, ka hapur një tender me vlerë 7.2 milionë USD për monitorimin e territorit me pamje satelitore.Pra, satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” janë zëvendësuar nga “monitorimi i territorit” nga orbita. Boldnews.al ka siguruar dokumentet e tenderit që ka shpallur Agjencia e Mbrojtjes Civile, e cila po shpenzon miliona USD për tekat e kryeministrit tonë. Ne fakt, Rama bëri disa deklarata se në muajin mars Shqipëria do të nisë satelitët.Por, megjithëse marsi kaloi, këto satelitë nuk janë dërguar, pasi siç e cilësoi Rama “nuk varen nga unë”. Por, nëse aktualisht nuk varen nga Kryeministri, përse bëri një deklaratë të tillë? Përse vendosi kohë, duke caktuar edhe ditët?! A do i bënte me lekët e veta apo me të buxhetit të shtetit?Sipas dokumenteve që disponon Agjencia e Mbrojtjes Civile ka hapur procedurat e tenderit për monitorimin e territorit të Shqipërisë. Urdhri i prokurimit është bërë në daten 7 prill 2022, ndërsa fondi limit i këtij tenderi është 671.760.000 lekë pa TVSH, ose 6.000.000 USD pa TVSH, me TVSH shuma shkon në plot 7.2 milionë USD Boldnews analizon se “Burimi i Financimit është ga fondet e miratuara në Buxhetin e Shtetit për vitin 2022, për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe fondet që do të planifikohen për vitet në të cilat do të shtrihet zbatimi i kontratës” thuhet në këto dokumente.Sipas tyre, objekti i kontratës është “realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar (shërbimi satelitor), për një periudhë 3 (tre) vjeçare”.Agjencia e Mbrojtjes Civilë shkruan se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 36 muaj ose për 3 vite duke filluar nga lidhja e kontratës.Pra, shqiptarët do të paguajnë një shumë plot 7.2 milionë USD për tekat e kryeministrit.