Veliaj në Laprakë: Në 21 qershor ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur

462
Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me banorë të njësinë nr.11, të zonës së Laprakës në kryeqytet gjatë paradites së sotme. Në fjalën e tyre banorët e Laprakës i kanë parashtruar dy nga shqetësimet e tyre Veliajt, sic është mungesa e ndriçimit dhe rrugët e shkatërruara.
“Ndriçimi është zero në të gjithë Laprakën. Gratë lëvizin në errësirë”-, tha një banore së cilës Veliaj ju përgjigj: “Po të ishin fondet do të ishte bërë edhe rruga, edhe ndriçimi. Por, kemi dy mundësi: o të qajmë hallin e këtyre që po ikin, ose të fitojmë bindshëm dhe t’i bëjmë punët vetë, siç i kemi bërë edhe në qeveri”,u përgjigj Veliaj. 
Gjatë një ecje me banorë të njësisë nr. 11 në kryeqytet, Veliaj kërkoi mbështetjen e qytetarëve për t’i ndryshuar fytyrën Tiranës e për ta çuar atë në drejtimin e duhur në 21 qershor.
Sigal