Kosova: Nuk jam në garë për karrierë politike, por për civilizimin e çdo pjese të Tiranës

468
Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka zhvilluar këtë paradite një takim të hapur me qytetarët në Ibë, ku iu ka premtuar atyre ndërtimin e Bulevardit të Ri, që do të lidhë zonat periferike me kryeqytetin.  
“Bashkëpunoj me këdo për të mirën e qytetarëve të Tiranës. Nuk jam në garë për karrierë politike, puna ime është si të bëj më mirë menaxhimin dhe harmonizmin e mundësive që ka Tirana e madhe në të mirë të komunitetit, të gjithë banorëve kudo që jetojnë. Ju premtoj se do të bëjmë një projekt 40 milionë dollarë. Unë se kam problem, pasi e kam nisur me 40 milionë dollarë me pacientët e mi dhe ato që mblidhja rrugës, kjo për një mënyrë transparente që kam pasur në mbikëqyrje. 
Bulevardi i ri e zmadhon këtë bulevard, ku i shtohet 1.6 km. Kjo do bëjë lidhjen midis dy arterieve, mes Liqenit Artificial dhe atij të Farkës. Ndaj si është më mirë? Njeriu të ketë dy mushkëri apo një? Çfarë sjell kjo? E para e punës, i shtojmë atë që ka nevojë më shumë kryeqyteti, mbarojmë me 21 mijë persona të punësuar. I shton qytetit të Tiranës 1.5 km katrorë gjelbërim. Ndaj secili do ketë në dispozicion 2 m katrorë lulishte për të ndikuar pozitivisht për qytetarët e Tiranës. Nga ky projekt përfiton zona e Paskuqanit, e cila është lënë në harresë për 25 vite. Të gjitha këto investime do i japin një civilizim kësaj pjese të Tiranës”, është shprehur Kosova.
Sigal