Veliaj me familjet tiranase: Do t’i shërbejmë të gjithë njerëzve njëlloj, jo të nënës dhe njerkës

522
Kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit, Erion Veliaj ka zvilluar edhe gjatë ditës ë sotme takimet e tij në prag fushate për zgjedhjet e 21 qershorit. Paraditen e sotme Veliaj ka takuar familjet tiranase, ku ka folur me ta lidhur edhe me fëmijërinë e tij në lagjen ku është rritur. 

“Tiranasit i njoh në marrëdhëniet e punës, e gjatë punës time në Ministrinë e Mirëqenies, janë ndër bashkëpunëtorët më të mirë. Tironsit e vërtetë janë ata që më shumë u flet puna sesa guna. Është privilegj i veçantë të marr bekimin tuaj. Unë kam një jetë, një fytyrë dhe nuk mund të vij këtu të premtoj se do bëj këtë apo atë dhe të mos bëj asgjë”, është shprehur Veliaj. 

Më tej Veliaj ka thënë se hapja është çelësi i suksesit të një qyteti, ndaj është shumë i rëndësishëm trajtimi i të gjithë banorëve njësoj. Duke folur për ndarje që u bëhet qytetarëve të Tiranës, Veliaj ka theksuar se kjo ndarje theksohet më shumë sa herë që vijnë fushatat elektorale. 

“Hapja dhe jo mbyllja është çelësi i suksesit, ndaj dhe unë të gjithë banorët e Tiranës do ti trajtoj njësoj, pasi Tirana mbulon rreth 50% të të ardhurave të vendit. Sa herë që vijnë fushatat më shumë thellohen ndarjet, demokratët në një anë dhe socialistët në anën tjetër. Kjo më duket gjëja më fyese. Në ministri më thonin që: ti je socialist ç’punë ke që u jep lekët të persekutuarve. Por unë i kam trajtuar të gjithë qytetarët njëlloj. Ne nuk i ndajmë njerëzit në të njerkës dhe të nënës. U shërbejmë të gjithëve njësoj”, theksoi Veliaj.
Sigal