Vasili: Shërimin e vetëm për Shqipërinë na e tregon Borsellino!

134

Kreu i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në Facebook lidhur me gjendjen aktuale politiko-sociale në Shqipëri, duke vendosur theksin te ilaçi i shërimit të kësaj situate.

Ai i refrohet heroit italian të luftës kundër mafies, Paolo Borsellino, duke e perifrazuar një shprehje të tij, ku thekson se ‘lapsi është më i fortë se çdo armë, më i rrezikshëm se një revole dhe më e mprehtë se një thikë’.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit.

Shërimin e vetëm për Shqipërinë na e tregon Borsellino!

Paolo Borsellino një hero i vërtetë i luftës kundër mafies, krimit dhe trafikantëve thotë:

“Revolucioni zhvillohet në sheshe me njerëzit, por ndryshimi ndodh brenda kabinës së votimit me laps në dorë. Ai laps eshte më i fortë se çdo armë, më i rrezikshëm se një revole dhe më e mprehtë se një thikë ”.

Për këtë laps, që është më e forta armë, ka nevojë ulëritëse Shqipëria që ndodhet në një komë politike, sociale dhe ekonomike dhe ku antishteti sundon kundër qytetarëve.

Image