Vasili: Idioti i “dobishëm” i Dostojevskit dhe idioti ynë i panevojshëm!!

510
Sigal

Nga Petrit Vasili:

Idioti i “dobishem” i Dostojevskit dhe idioti yne i panevojshem!!

Kupton pak dhe per ç’shkak citon trashe letersine boterore, ndaj “idioti” yne ne dallim nga idioti i dobishem i Dostojevskit eshte monoton,i merzitshem,pa gusto dhe veshtulloz si vaj i trashe, qe nuk lubrifikon dot trurin.

Lexojeni ç’thote kryeministri yne,por as mos u nervozoni dhe as mos e humbni durimin,bile as mos u zemeroni,qe ai i ndot autoret e medhenj duke i cituar pa kuptim,besomëni nuk eshte faji i tij,qe truri i ecen ngadale dhe perzishem duke zhurmuar si rrotat e nje qerreje te zhytyr ne balte e qe terhiqet nga buaj te lodhur e apatike.

Ja ç’thote i shkreti,fatkeqi kryeminister duke vajtuar per integrimin qe as e do as e beson:

“Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkuron edhe fantazinë e tyre të pakonkurueshme…’