Vasili: 1 mld euro evazion fiskal, kush do shkojë në burg? Rama apo ministri?

575
Sigal

Ka reaguar përsëri kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili lidhur me evazionin fiskal të lojërave të fatit. Deputeti Vasili pyet: A do të shkojë në burg Rama për 1 miliard euro evazion të lojërave të fatit, apo do çojë ministrin? Rama deklaron se shqiptarët shpenzojnë 700 milionë euro për bastet. Shifrat e ministrisë se Financave për xhiron që realizojnë lojërat e fatit janë 5 herë më të ulëta dhe nuk i kanë kaluar kurrë 150 milionë euro në vit. Aktualisht shtetit lojërat e fatit i paguajnë 50 milionë euro në vit. Sipas deklarimit te kryeministrit me 700 milionë në vit për lojërat e fatit këto aktivitete duhet paguan 250 milion euro ne vit, pra 200 milionë euro më pak në një vit, se sa realiteti që deklaron kryeministri. 200 milion euro më pak në vit bëjnë 1 miliard euro evazion në 5 vjet. Pra, publikisht Kryeministri pohon dhe pranon që 1miliard euro është evazioni, apo vjedhja gjigante e qeverisë në 5 vjet me lojërat e fatit. A do të shkojë në burg kryeministri vetë, apo do çojë shokët e tij ministra? Pa burg nuk shlyhen dot 1 miliard euro. Prokuroria nëse është e ligjit dhe e shtetit le të fillojë çështjen kryesisht, sepse 1 miliard euro duan përgjigje. Në të kundërt, prokuroria ka zgjedhur të vetëvritet, nëse do ta kalojë edhe këtë me një falje të kryeministrit në facebook, por te mos harrojnë, se këtë borxh sot a nesër një do ta paguajë me burg, ose vetëm, ose të gjithë bashkë…