OPOZITA E BASHKUAR FILLOI TAKIMET ELEKTORALE

557
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Në qershor 2019 mund të kemi zgjedhje parlamentare bashkë me ato vendore

Basha: Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici

Situata politike në Shqipëri është shumë e tensionuar, konfliktualiteti midis maxhorancës dhe opozitës ka bllokuar të gjitha proceset e reformave integruese, sikurse janë ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, vendi akoma nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Prokurorin e Përgjithshëm, opozita përditë denoncon jo vetëm korrupsionin e qeverisë, por edhe bashkëpunimin e zyrtarëve të lartë me krimin. Gjendja ekonomike e shqiptarëve përkeqësohet, për shkak se të ardhurat e buxhetit gjithnjë krijojnë “gropë” të madhe në financa. Të gjitha këto krijojnë vështirësi në qeverisje, por vështirësitë shtohen edhe nga pamundësia që të realizohen edhe 13 kushtet e BE ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave dhe mundësia që sërish të mos hapen negociatat mund të shtrojnë domosdoshmërinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Opozita filloi takimet elektorale

Javë më para LSI dhe kryetarja e saj Kryemadhi ka filluar takimet nëpër rrethe, duke ndezur motorët elektoralë. Dje, kryetari i PD, Lulzim Basha u takua me banorë në Vaun e Dejës dhe ritheksoi dje se vendi nuk ka më as kryeministër, as polici e as gjykata. “Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata as qeveri, por një tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin. Përballja me popullin është e pashmangshme dhe fundi i diktaturës së krimit i sigurte,” – shkruan Basha.

Basha: Në qershor zgjedhje të parakohshme

Ndërsa prezantoi programin e PD për bujqësinë me fermerë të Kosmacit në Shkodër, Lulzim Basha tha se me zgjedhjet e ardhshme vendore mund të kemi edhe zgjedhje te parakohshme parlamentare, por kjo është në dorë të qytetarëve. “Një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë fare mirë në të njëjtën kohë kohë fare mirë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Basha theksoi se taksat e shqiptarëve po gllabërohen nga 10 oligarkë dhe shuma sipas tij arrin në 500 mln euro. “Jemi futur në një rreth vicioz. E blejnë pushtetin me lekë dhe e përdorin për të vjedhur më shumë. Në këtë rreth vicioz janë një grup pushtetarësh që përfitojnë, por humb i gjithë populli. Në asnjë vend nuk janë braktisur fermerët si në Shqipëri, ka qeveria e Edi Ramës, as Kosova, shteti më i ri, as Bosnja se Maqedonia jo e jo.” – u shpreh me tej Basha në takimin me fermerët.