Vangjush Dako: E bëjmë qytetin tonë, më të bukur për banorët e turistët

496
Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, kandidati për kryebashkiakun e qytetit turistik, i së Majtës, ka publikuar edhe logon elektorale, ku motoja dhe mesazhi, që do të përcjellë bashkëqytetarëve të tij është: Drejtimi i duhur për Durrësin. Dhe ky mesazh i kandidatit për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako to t’u përcillet banorëve të qytetit bregdetar vetëm me punë konkrete, që ka filluar edhe më parë, gjatë dy mandateve të tij, por që do të vijojë edhe në mandatin e tretë. 
Projekti i LOVE, Durrës
Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, njëkohësisht edhe kandidati për kryebashkiak, ka zbardhur edhe një projekt të ri, që do ta bëjë qytetin edhe më të bukur dhe natyrën e tij, edhe më të prekshme nga banorët dhe turistët e shumtë, në çdo kohë. Vangjush Dako thotë se ky projekt i ri për qytetin turistik të Durrësit quhet ‘I LOVE DURRËS’. Siç thotë Vangjush Dako, kandidati i së Majtës për kryetar i bashkisë së Durrësit “Shumë shpesh i kemi kthyer shpinën Adriatikut, duke u fokusuar se cfarë ndodh në territorin urban. Kthimi drejt natyrës e hapja ndaj detit është qëllim kryesor në këtë rast. Ky projekt do të kthehet edhe në simbol për lancimin e Durrësit nëpërmjet një logoje të re e cila është dizenjuar edhe në projekt: I LOVE DURRËS, dhe më e rëndësishmja, ky do jetë stacioni nga ku mund të shijohet perëndimi më i bukur i Durrësit”.
Investimet në rrugët dhe fasadat e qytetit
Projekti fillon nga rrugët dhe kuartalla të qytetit. Kështu, bashkia e Durrësit ka investuar dhe ka punuar në rrugët e lagjes 16 dhe të lagjes 5 ku, nëpërmjet këtyre investimeve ka hapur hapësira të reja publike ku këtë realitet të ri e prekin dhe u shërben 8.000 banorëve të lagjes 5 dhe 10.000 banorët e lagjes 16. Po kështu, bashkia e Durrësit dhe kryebashkiaku i saj Vangjush Dako, kanë ndryshuar tërësisht fasadat e pallateve të shumë rrugëve të qytetit të Durrësit, duke e bërë edhe më të bukur, por edhe më funksional për banorët. Kështu te rruga “Kristaq Rama” është një investim për të përmirësuar imazhin e Durrësit, si një qytet me histori e trashëgimi të pasur kulturore dhe një qytet turistik
Sigal