Ujësjellës i ri në Lushnje, Dervishaj: Nuk duhet të rrisim koston e ujit

495
Sigal

Ministri i Transportit
dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj përuroi të enjten ujësjellësin e ri në
Lushnje, nga ku theksoi rendësinë e menaxhimit të këtij sektori, çka do të
çonte në mos rritjen e kostos së ujit për qytetarët. “Nuk duhet të rrisim
kostot e ujit, pasi gjithçka varet nga mirëmenaxhimi”, deklaroi ai. Dervishaj
tha se ministria është e angazhuar për të modernizuar sistemin e ujësjellës-
kanalizimeve. Duke folur për reformën e ujit, ministri Dervishaj shprehu
angazhimin për zbatimin e saj, ndërsa kërkoi më shumë bashkëpunim nga bashkitë
për këtë reformë, reformën e ujit.