Turku: Qytetarët e Elbasanit po kërcënohen për të mos mbështetur PD-në

428
Kandidati për kryetar Bashkie i Partisë Demokratike dhe koalicionit të djathtë në Elbasan Ardjan Turku ka zhvilluar takime me qytetarët. Duke u ndalur me banorë të lagjes Visarion Xhuvani, kandidati Turku, ka theksuar faktin se situata e fushatës zgjedhore në Elbasan nuk është aspak e qetë dhe qytetarët po kërcënohen për të mos qenë pjesë e fushatës së tij dhe detyrohen të jenë pjesë e aktiviteteve të kundërshtarit të tij politik.
Ndërkohë një banore e kësaj lagjeje ka shprehur shqetësimin e heqjes nga skema e ndihmës ekonomike, duke sjellë vështirësi të mëdha financiare.
Ndalesa tjetër e kandidatit Ardjan Turku ishte ajo në lagjen “11 Nëntori”. Duke biseduar me banorët në këtë takim, kreu i PD-së në Elbasan Aurel Bylykash,i ka kërkuar mbështetjen e gjithë qytetarëve për Ardjan Turkun dhe PD-në, si zgjidhje e problemeve të mëdha që kanë pushtuar Elbasanin dhe mbarë familjet shqiptare. Ndërkohë duke u ndalur tek sondazhet e fundit të publikuara në disa media, ai i ka cilësuar ato të paguara dhe jashtë realitetit.
Ndërkohë banorëve të kësaj lagjeje kandidati Ardjan Turku u ka shprehur shqetësimin se gjatë këtyre viteve me taksat e tyre, bashkia aktuale ka paguar njerëz të cilët të vetmen detyrë të tyre kanë raportimin tek kreu aktual se çfarë thotë qyteti për të.
Ndalesa e fundit e kandidatit Ardjan Turku në takimet e tij ka qenë lagja Beqir Dardha ku ai ka takuar banorë të saj, nëj pjesë e mirë e të cilës përbëhet nga anëtarë të komunitetit rom e egjyptian. Në këtë takim kandidati Turku është ndalur edhe tek fenomeni i blerjes së votës, i cili po tentohet të përdoret gjerësisht në këto zgjedhje.
Sigal