SPAK-u do hetojë të gjitha çështjet e tre mijë vjetëve të fundit, përjashtuar inceneratorët

99
Sigal

Deputeti Petrit Vasili ka reaguar ndaj SPAK, ku edhe pasi është zbardhur skandali i inceneratorëve, nuk janë vënë para përgjegjësisë firmëtarët.

Vasili shkruan:”SPAK-u nuk shkon dot në Sharrë…është i zënë me ilirët ! SPAK-u do hetojë të gjitha çështjet e tre mijë vjetëve të fundit, por……. përjashtuar inceneratorët.

SPAK-u do të zbardhë se si guvernatori i Mbretereshës ilire Teuta, Demetër Fari e tradhtoi atë, sepse kjo është çështje aktuale.

SPAK-u do zbardhë me urgjencë tradhëtinë e njerit prej Bato- të të ilirëve, sepse opinioni sot është shumë i shqetësuar.

SPAK-u do zbardhë edhe korrupsionin e Ali Pashë Tepelenës, që nuk i bëri muret e kalasë me materiale të mira siç e ka zbuluar Fondi i Zhvillimit të Ramës, se korrupsioni i Aliut po na dëmton shumë. SPAK-u do të zbardhë edhe se kush e rekrutoi Hamza Kastriotin kur kreu tradhëtinë ndaj Skënderbeut. SPAK-u do të zbardhë edhe legjendën e Kalasë së Rozafatit. Pra SPAK-u siç e shikoni jo që nuk punon, por është i mbytur në punë. Ndaj nuk ka asnjë gram kohë të merret me këto qindra milion eurot e inceneratorëve.

Pret puna e inceneratorëve. Pastaj a shkohet dot deri në Sharrë, në fund të botës…..15 min larg nga zyrat e SPAK-ut? Prandaj kot i bini në qafë SPAK-ut! Ai po punon!