Tritan Kalo: Kohë për reflektime…

531
Edhe 100 vjet pas Revolucionit të 7 Nëntorit 1917, ndoshta ende ka nostalgjikë të thënies, se: “Revolucioni është një çështje e shtruar për zgjidhje” (E. Hoxha). Për mendimin tim personal koha e revolucioneve, pavarësisht nofkës që u bashkëngjitet atyre si revolucione “borgjeze, demokratike, bolshevike, menshevike, feministe apo seksiste”, tashmë është tejkaluar. Akronimi i fjalës REVOLUCION mundet të zbërthehet si më poshtë: R = rrëmujë/anarshi, E = errësirë, V = vuajtje/mundime, O = obskurantizëm, L = lajthitje, U = urgjencë, C = cinizëm, I = indoktrinim, O = obstruksionizëm, N = narcisizëm. E përmbledhur në një frazë të vetme, për konceptin tim mbi të, Revolucioni përfaqëson në kohën e sotme të lëvizjeve demokratike paqësore, evolucioniste, një lëvizje, një rrëmujë shoqërore të organizuar me urgjencë dhe të keq planizuar nga individë narcicistë, cinikë, të indoktrinuar, ndoshta edhe lehtësisht të lajthitur, që në fund të fundit me ose pa dashje kërkon të rikthejë një sistem të bazuar në obskurantizmin, obstruksionizmin, errësirën dhe vuajtjet, të cilat i përjetuam në jo më pak se 45 vjet, 1945 – 1990…. Lëvizjet anarkiste janë shumë larg të qenit lëvizje demokratike paqësore, evolucioniste dhe progresiste, elementë këto të domosdoshëm për ecjen tonë përpara, drejt një shoqërie simotër me vendet më të zhvilluara demokratike të planetit…. Shqipëria dhe Shqiptarët e kanë të domosdoshme PAQEN SOCIALE, në këtë kohë kur jo pak vende fqinje dhe disa edhe larg tyre, janë më se të interesuara për destabilizimin e Shqipërisë/Arbërisë si dhe defaktorizimin e rolit paqedashës dhe paqeruajtës të të gjithë Shqiptarëve, në Ballkanin tonë ende të “barotizuar”. Për asnjë moment të mos harrojmë se jemi vëllezër të një gjaku, jemi bijë e bija të së njëjtës tokë, Shqipërisë/Arbërisë, flasim të njëjtën gjuhë, Gjuhën tonë të bukur Shqipe, na prin në udhën tonë i njëjti flamur kuq e zi, NDAJ nuk ka as më të voglën arsye thelbësore për të mos u ulur rreth të njëjtës tavolinë dhe për të diskutuar, për të debatuar dhe në fund të fund për tu dakordësuar, në marrjen e vendimeve të përbashkëta, udhërrëfyese e dobiprurëse për ARDHMËRINË tonë.,,,Individët dhe Partitë Politike janë të përkohshëm në skenën e zhvillimeve historike të Shqipërisë, POR Atdheu/Kombi ynë këtu kanë qenë dhe këtu do të mbeten ndër shekuj….Përse për interesat e tyre meskine dhe të dominimit partiak, Mazhoranca dhe Opozita e djeshme brenda një natë Shkurti të 2008 i vunë “gomën” shumë Neneve të Kushtetutës, Ligjit themelor të funksionimit të Shtetit, dhe sot ATA nuk munden dot të ulen, të dakordësohen për mirë funksionimin e këtij Shteti, të çekuilibruar pikërisht prej këtyre ndryshimeve jo të mirë menduara….Presidenti i porsazgjedhur Ilir Meta, për çdo moment shprehet se është e mundshme, që shumica e problemeve të zgjidhen “Me qetësi dhe dashuri”, prandaj çfarë e pengon Mazhorancën dhe Opozitën e sotme, që për hir të interesave madhore të Atdheut të ftohin kokat dhe të qetë e me dashurinë për vendin, të ulen dhe ti sheshojnë divergjencat mes tyre….Atdheu është mbi Partitë!!!…Ne duhet të synojmë edhe më tej, për vetë faktin se Shekulli i XXI-të është Shekulli i Shqiptarëve, dhe “një shans i tillë vjen një herë në 2000 vjet” (I. Kadare), ndaj na duhet si “Shqiptarë të Shqipërisë së këndej dhe andej Drinit” (D. Agolli), të bashkohemi mes vetes duke e bërë të mundur heqjen një herë e mirë të “fitilit ndezës nga Fuçia Ballkanike” kurdoherë në prag-shpërthimi…. Janë vetëm Shqiptarët e Bashkuar, pasardhës të pellazgo-ilirëve ata, të cilët e kanë për mision historik Paqetimin e tërë Ballkanit, pasi t’ia mbërrijnë së pari Paqetimit dhe Bashkimit mes tyre, duke korrigjuar në të njëjtën kohë edhe një krim historik të bërë në kurrizin e tyre ndër shekuj…..Quo vadis Shqipëria ime!!!!
Sigal