Kryemadhi: E rëndësishme që njerëzit të votojnë më 25 prill, t’i rikthejmë pushtetin të rinjve

255
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e partisë në Shkodër. Në fjalën e saj Kryemadhi u shoreh se e rëndësishme është që njereëzit të votojnë më 25 prill, dhe që t’i rikthejmë pushtetin të rinjve dhe të rejave të vendit, për të sjellë ndryshim për Shqipërinë.

Fjala e plotë:

Goni dhe Mondi faleminderit, por faleminderit edhe juve. Kjo është struktura, për këtë përgjigjet struktura. Nuk mblidhet vetëm për mbledhje, por mblidhet edhe për hallet e qytetarëve, edhe për hallet e banorëve, edhe për t’iu përgjigjur dhe për të qenë vëzhguese e çdo situate dhe problematike. Unë sot e kam filluar ditën që në qytetin e Lezhës, ku pimë kafen e mëngjesit me shokët tanë, me Viktor Tushën, me Petrit Gjonin, me Agustin Markun ish kryetarin e PS-së së Lezhës, me ish kryetarin e PS-së së Zejmenit, apo edhe shumë të tjerë, që janë miqtë tanë. Kanë qenë miqtë e mi të vjetër në Partinë Socialiste dhe tani janë miqtë e rinj në LSI, por përsëri ngelen miq të vjetër. Të ripërsëris atë që tha edhe Goni, në fakt tashmë nuk ka dallim LSI dhe socialist, sot jemi të gjithë bashkë.
Të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë, kur 3-4 ditë më përpara, tre çereku i Shkodrës, i Laçit dhe i Lezhës ishin kthyer si Venecia, më toka, rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe ndërkohë shikoni ministrat e qeverisë që darkonin në restorante luksoze.

Por nuk është vetëm ky problemi. Problemi qëndron që bashkësia e tavolinës ishte një bashkësi që nuk kishte lidhje, Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, me një nga klientët VIP të Kryeministrit, 2 ministra të qeverisë, Zëdhënësi i Kryeministrit, oligarku në njërën anë, drejtori në anën tjetër e të tjera me radhë. Dhe sesi arroganca, mungesa e dëshirës apo e të paktën dhembshurisë ndaj atyre familjeve kishte kaluar çdo limit. Dhe pastaj teatri më i madh është kur dëgjojmë dje “Deputetin që duam”, ku dëgjojmë sesi Kryeministri pasi largoi mbi 150 mijë të rinj dhe të reja nga Shqipëria sepse nuk i ofroi punë, nuk i ofroi garancinë e diplomave, ku familjet e tyre u detyruan për të paguar për t’i shkolluar dhe ata nuk kishin asnjë mundësi punësimi, ngritën plaçkat në krah dhe kanë ikur jashtë Shqipërisë. Dëgjojmë sesi ai do të fokusohet për punësimin e të rinjve dhe të rejave, ky njeri që jo vetëm nuk punësoi, por mbylli me qindra mijëra biznese në Shqipëri, shkatërroi ekonominë shqiptare dhe e ktheu atë në duart e 2-3 oligarkëve, të cilët nuk janë as oligarkë me punë, janë oligarkë të emëruar. Sepse janë pasuruar me buxhetin e shtetit, me veprimtarinë ku thjesht një firmë e Edi Ramës u ka dhënë atyre 46% të buxhetit të shtetit, me të cilin tallen dhe bëjnë hajgare me paratë e shqiptarëve. Kur ndërkohë shkojmë dhe shikojmë në anën tjetër që kur flitet për t’u rimbursuar dëmet duhet të jesh i formalizuar. Ashtu sikurse unë e thashë në Obot, sipas logjikës së Edi Ramës i bie të formalizojmë lopën, delen, qengjin dhe të vetmin njeri që kemi të pa formalizuar sot është Edi Rama, i cili grabit dhe i varfëron shqiptarët çdo ditë e më shumë.

Unë në fakt, edhe Goni, edhe Mondi, të cilët do të drejtojnë edhe listën e deputetëve të Shkodrës, pasi bëmë takimet në Obot, kemi pasur takime me faktorë, me socialistë që do t’i afrohen LSI-së në vazhdim. Ky nuk është qëllimi ynë, për të bërë propagandë sesi njerëzit i afrohen LSI-së, qëllimi ynë është që të jemi shumë të qartë dhe të kthjellët në atë që ofron sot LSI-ja. Sigurisht që kemi marrë përsipër përgjegjësitë tona. Përgjegjësitë tona janë për të pranuar jo vetëm ato gabime që kemi bërë, por edhe për të reflektuar mbi punën tonë që kemi bërë në këto 4 vite të opozitës dhe për të vazhduar në një etapë të re në LSI, që është partia e të rinjve dhe të rejave. Pse e them këtë? E them këtë sepse nëse një prindi nuk i garantohet e ardhmja dhe mundësia e djalit apo e vajzës, nëse një prindi i largohet fëmija nga shtëpia e tij, atëherë ai nuk ka asnjë motiv për të qenë pjesë e vendimmarrjes në politikën shqiptare. Ama nëse ne i krijojmë mundësinë djemve dhe vajzave tona, që jo vetëm të jenë pjesë e vendimmarrjes, por të jenë ata vetë politikë bërësit, sigurisht që ne do të shikojmë një Shqipëri komplet tjetër.

Do të shikojmë një Shqipëri që është ëndërruar në mendjen e të rinjve dhe të rejave. Jo se nuk e bëjmë ne që jemi të vjetër, sepse po e fus veten time te të vjetrit, por ne nëpërmjet gabimeve tona duhet t’i tregojmë të rinjve dhe të rejave tona që të ecim në rrugën e duhur, në mënyrë të tillë që Shqipëria të jetë sa më e konsoliduar, sa më solide, sa më e fortë drejt integrimit europian. Shqiptarët do thonë na ka lodhur kaq shumë Edi Rama me integrimin europian sa që e nisi betejën e tij kundër shqiptarëve për hir të integrimit europian dhe jo vetëm që nuk i integroi shqiptarët, por përkundrazi i varfëroi ata i largoi nga Shqipëria, e zbrazi Shqipërinë dhe krijoi një situatë që vazhdoi dhe e futi nga kriza në krizë.

Pa rënë tërmeti i 26 nëntorit të 2019, Shqipëria ishte harruar edhe sot e kësaj dite edhe pse kanë kaluar më shumë se 13 muaj, shqiptarët që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti, mbi 10 mijë familje, vazhdojnë dhe janë jo vetëm të pa stabilizuara por në çadra dhe nuk kanë absolutisht asnjë ndihmë dhe mundësi për ti ndihmuar ata ekonomikisht. Unë dje isha në Kombinat ku akoma dhe sot e kësaj dite pallatet e shembën, i kanë nxjerrë nga shtëpitë, i kërcënojnë por asnjë nuk ka asnjë copë letër ku të shkruhet e zezë mbi të bardhë dhe të thotë se kush është garant për shtëpitë e tyre që do të rindërtohen. Kush do ua rindërtojë shtëpitë. Kush do të jetë firma përgjegjëse që do të marrë përsipër rindërtimin e shtëpisë së tyre. Dhe në çfarë datë do të hyjnë në shtëpitë e tyre. Ashtu po e njëjta gjë ndodh në Shijak, Maminas, Bubq, Thumanë, Laç e kështu me radhë.

Mjafton të dalësh ose të kërkosh në rrjetet sociale dhe do të shikosh sesi kompania turke që ka ardhur për të ndërtuar shtëpitë në Laç jo vetëm që i kanë lënë pa bukë, jo vetëm që i kanë prerë dritat, por akoma nuk i kanë paguar punën që ato kanë bërë për aq shtëpi sa ato kanë ndërtuar.
Shikojmë shfaqjet teatrale ndonjëherë janë tragjikomike, kur shikojmë që aty ku janë mbi 300 shtëpi të prishura, inaugurohet një apo 2 shtëpi që edhe ato nuk kanë qenë të prishura por është e ndonjë kryetari të rilindjes i cili merr përsipër për të aktruar në ndonjë shfaqje të madhe. Ashtu sikurse shikojmë fasadën tjetër që fillon fushata e madhe e vaksinimit dhe bravo që filloi por problemi qëndron që vaksina më e madhe për shqiptarët është vota më 25 prill kundër varfërisë, papunësisë, arrogancës, talljes që qeveritarët bëjnë me shqiptarët. Ne kemi krijuar një neveri për klasën politike për shkak të asaj që vetë Edi Rama e ka mbarsur opinionin publik me këtë neveri. Dhe faktikisht atë neveri që ai e mbolli në opinion publik ajo po i kthehet në fytyrën e tij. Megjithatë unë dua t’ju bëj thirrje jo vetëm ju sepse ne sot kemi takimin e drejtuesit e lagjeve të qytetit të Shkodrës dhe do të vijmë dhe ditët e tjera në vazhdim për të vazhduar me takimet e tjera në axhendën tona në komuna, në Vaun e Dejës, në Pukë, në bashkinë e Malësisë së Madhe, në Fusharrëz, Bushat, të cilat do të jenë takime që nuk do të jenë thjesht në kuadrin, ky do të jetë takimi i fundit që ne bëjmë kaq të madh.

Që dhe pse kemi tentuar të mbajmë pak distancat, por mesa mora vesh 90% e juaj e kanë kaluar Covid kështu që jemi në një situatë shëndetësore shumë të mirë të gjithë. Me disa të rinj dhe të reja pjesa më e madhe si puna ime pa simptoma. Ndonjë që mund ta ketë kaluar me pak simptoma . dua të them që ne do ti kemi takimet shtëpi më shtëpi. Kokë më kokë me njerëzit. Sepse sot nuk ka nevojë më që ti bindim njerëzit për gabimet që janë bërë nga qeveria, sepse shqiptarët janë më të qartë se ne. Por ne duhet të flasim me njerëzit. Për të treguar se cila është alternativa dhe shpresa që ne iu japim shqiptarëve. Ne kemi një mundësi që është shumë e thjeshtë. Për ne nuk ka rëndësi të bëjmë politikë shumë të madhe. Ndonjëherë kur bëjmë politikë dhe premtime të mëdha kthehemi të pabesueshëm për njerëzit.

Për ne ka vetëm një premtim, të bëjmë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve. Dhe në fakt shtëpia jonë është Shqipëria, nuk është asnjë shtet tjetër. Ne duhet ti vizitojmë shtetet e tjera si turistë, por vendi ynë është në mesin e botës, është vendi më i bukur në botë por ka pasur klasën politike më të poshtër.
Prandaj më 25 prill ta ndërrojmë këtë klasë politike, ti rikthejmë pushtetin të rinjve dhe të rejave jo sepse i duam thjesht si të rinj dhe të reja në kuadrin e vitit të lindjes por i duam të rinj të reja në mentalitet, në frymë, në energji sepse Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për këtë energji. Prandaj Zoti ju ruajt ju, familjet tuaja, të na e bëjmë rrugën mbarë dhe jam e bindur që 25 prilli për hir të së vërtetës ka për ë qenë surprizë. Ka për të qenë surprizë edhe për fatin tonë të madh të kodit zgjedhore dhe ndryshimeve Kushtetuese që Edi Rama ka bërë, që i mendoi për ti bërë hile opozitës por ka për ta ngrënë vetë dhe më vjen shumë keq për të dhe për rilindësit që e ndjekin.

Megjithatë është fat i madh për shqiptarët sepse më 25 prill do të tregojnë dhe njëherë që dinë të ndëshkojnë kur kalon çdo limit dhe dinë të vlerësojnë kur punon për ta, kur u përgjigjesh atyre. Dhe ajo që ndjeva unë sot qoftë për Gonin që nuk ka nevojë të flas unë me strukturat e Shkodrës për Gonin apo dhe Mondin por dhe për shumë djem dhe vajza të tjera të LSI, burra dhe gra të LSI që nuk janë ndarë nga LSI që prej themelimit të saj, ndjen atë energji pozitive atë komoditet që ata të krijojnë në takimet që ne kemi pasur me faktorë të ndryshëm me njerëz të ndryshëm, banorë të qytetit të Shkodrës me biznese të cilat çdo ditë dhe më shumë qeveria jo vetëm që nuk iu krijon mundësi por ua merr shpirtin prandaj unë ju falënderoj. Ju jam shumë mirënjohëse për këtë angazhim tuajin por mbi të gjitha për këtë përgjigje të menjëhershme që patët për tu takuar dhe për të ndarë detyrat që është puna kryesore. Dhe që ne nuk do te ndalojmë sepse çdo ditë secili nga ju duhet të takojë një njeri që ti kërkojë votën për LSI. Çdo ditë secili nga ju ku ka miq farefis, krushqi, shoqëri, lidhje, shokë shkolle, në çdo cep të Shqipërisë duhet ti telefonojë, ti kërkojë që të shkojë të votojë më 25 prill. Po e bindi që të votojë për LSI do jetë akoma më mirë. Por është shumë e rëndësishme që të shkojë të votojë më 25 prill.