Topalli: Rama do të bëjnë vettingun me njerëzit e tij. Ata kanë paguar lekë për gjyqet e tyre

451
Ish-kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PD-së Jozefina Topalli është shprehur se nuk do të votojë listën e propozuar për anëtarët e komisioneve të vettingut. Topalli u shpreh se kjo është një listë e njerëzve të Ramës.

Fjala e Jozefina Topallit:
Sapo na kanë vendosur para tavolinave 27 emra të cilët do jenë pjesa elitar që do të bëjnë vettigun e sistemit gjyqësor të asaj që flitet se do të jetë Reforma. Aq sa ka pasë një pritshmëri për të bërë një reformë, mund të përfundojë në një dështim edhe sot në këtë votim.

Në këtë listë ka miq të kryeministrit, militant të tij, njerëz të paaftë. Ka kamikazë politikë. Këtu ka njerëz pushtues tokash. Kanë qenë në procese gjyqësore, kanë dhënë para për ti mbyllur këto.

Këto tani do të bëjnë vettingun. E ju thoni që të votojmë në bllok, lista emrash me ndonjë përjashtim të veçantë. Këtu janë emrat tuaj dhe nëse nuk janë të tuajt, janë të marrëveshjes tënde me Bashën.

Shumica prej jush nuk keni qenë këtu. Në 2007 këtu ka nisur një mocion mosbesimi, e dini pse? Sepse nuk pranova të votoja një gjykatëse që kishte një dosje të rëndë të saj dhe familjes së saj për trafik droge.

Sot ju që flisni për reformë, po bëni betonimin e korrupsionit. Nuk mund të votoj në bllok njerëz që kanë paguar para për të mbyllur gjyqet e tyre.

Unë nuk e mbyll këtë legjislaturë emra që nuk më thonë asgjë. Këtu do të votoni një njeri që është kryetar partie. Kjo është historia e një dështimi historik. Unë nuk do të jem këtu pas 2-3 vitesh. Shqiptarët do e kuptojnë se sa e rëndë është kjo.

Këto do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe do të kenë rroga dyfishin e deputetëve.
Sigal