‘Ti je hajdut…’/ Lefter Maliqi shpërthen ndaj ‘Mr. 1 milionshit’

512

Deputeti Lefter Maliqi, shumë aktiv ditët e fundit kundër votimeve monopartiake të 30 qershorit, në një lidhje direkte me emisionin  “Open”,  ka patur një debat të ashpër me ish deputetin e PS, Alfred Peza.

Peza e provokoi duke e pyetur nëse do të japë dorëheqjen siç ka deklaruar pasi zgjedhjet do të zhvillohen, ndërsa Maliqi iu përgjigj, duke thënë se në 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje sepse ato nuk do të njihen.

Ndërkohë që Peza iu përgjigj duke i thënë se nuk i mbante premtimet.

Kjo gjë e ka acaruar deputetin Maliqi i cili zbuloi një skandal kur Peza ishte deputet.

Sipas Maliqit, të gjitha emërimet në burgun e Peqinit janë bërë prej tij.

“Jo po si puna jote në Peqin se të njohim mirë ne ty. Të gjithë emërimet në burgun e Peqinit ti i kë bërë po lëre se e dimë të gjithë këtë. Ti je hajdut se je akuzuar për këtë ke vjedhur. Më tregon mua premtimet ti”, u shpreh Maliqi.

Kujtojmë se Lefter Maliqi ka qenë zv.drejtor i përgjithshëm i drejtorisë së burgjeve.