Thellohet skandali/ Edi Rama vendos në postin kyç të besuarin e Bashkim Ulajt, edhe pas aferës me DH Albania

704
Sigal

Duket se lidhjet e qeverisë shqiptare nën drejtimin e Edi Ramës, dhe biznesmenit Bashkim Ulaj po bëhen gjithnjë e më të pazgjidhshme.

Pas fitimit të një sërë tenderash dhe koncensionesh, dhe skandalit që ka plasur për Unazën e Madhe, kryeministri Edi Rama ka vendosur në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agollin, ish-menaxherin e kompanisë Gener 2. Vendimi është marrë dy ditë më parë, pasi drejtuesi i mëhershëm i FSHZH-së Benet Beci u vendos në krye të KESH.

Vendosja e një bashkëpunëtori kaq të ngushtë e të besuar të Ulajt në krye të një institucioni të rëndësishëm shtetëror, pas skandalit të DH-Albania padyshim ngre pikëpyetje nëse kryeministri Rama ka qenë në dijeni të kësaj afere. Në të kundërt do të ishte distancuar nga përfaqësuesit e kësaj kompanie, të paktën deri në përfundimin e hetimeve nga ana e prokurorisë shqiptare.

Agolli më herët ka bashkëpunuar me Ramën në kohën kur ky i fundit ishte nën drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Zëri i Amerikës qe një nga mediat e para që hodhi dyshime se pas DH Albania fshihet Gener 2 dhe Bashkim Ulaj, e megjithatë qeveria shqiptare dhe të gjitha institucionet ngrenë duart lart dhe thonë se nuk kishin asnjë informacion për këtë. Veprimet që po pasojnë flasin për të kundërtën.