Tensionohet situata në kampet e PD dhe PS. Në Tiranë Veliaj përballë Dr.Kosovës.

584
Zgjedhjet e 21 qershorit 2015 do të jenë krejt ndryshe nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013, përsa i përket dy çështjeve themelore. Së pari, do të kemi aleanca të reja të palëve politike, dhe, e dyta, kandidatët për kryebashkiakë do të kalojnë në filtrin e “dekriminalizimit”. Për të dytën, edhe nëse kryetarët e partive “do të harrojnë” ndonjë hollësi pa e shqyrtuar, apo pa i dhënë rëndësi, në CV-në penale të kandidatëve të tyre, SHBA-ja, sipas deklaratës së djeshme të ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, do të sinjalizohet. Donald Lu, i tha, se ‘në se do të ketë kandidatë me CV penale, atëhere, SHBA-ja do të informojë partitë dhe paskëtaj, publikun’. 
Suprizat e aleancave zgjedhore
Kryetari i PS-së Edi Rama, pikë së pari arriti marrëveshjen me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, duke kuptuar se vetëm një bosht i tillë PS-LSI, është siguria e fitores zgjedhore. Më tej, Rama arriti që të bënte marrëveshjen me PDIU, duke siguruar jo vetëm aleancë zgjedhore për 21 qershorin, por duke ruajtur edhe shumicën absolute të 84 votave në Kuvend, pas ngjarjeve me deputetët Doshi e Frroku. Ndërsa dje, Rama arriti marrëveshjen edhe me FRD-në, si edhe partinë minoritare të maqedonëve të Pustecit, duke dashur që të zgjerojë aleancën e së Majtës edhe përtej saj, domethënë, duke kërkuar vota edhe të së Djathtës. Në momentet e fundit, Rama arrin që të bindë edhe Milon, që të mos shkëputet, ndërsa ende në pikëpyetje janë PBDNJ-shi dhe PSD-ja. Përsa i përket kandidaturave, LSI-ja do të ketë 15 kandidatë për kryetar bashkie, PDIU-ja ka siguruar 4 bashki, të cilat janë Konispoli, Peqini, Rrogozhina dhe Patosi, ndërkohë që Dule kërkon me këmbëngulje Bashkinë e Himarës, plus bashkitë në Dropull dhe Livadhja. Tashmë janë zyrtarizuar kandidaturat e së Majtës në bashkitë e Korçës, ku është Filo, në Elbasan, ku është Cekani, në Fier, Subashi, në Durrës, Dako, në Shkodër Bazhdari, në Kavajë Roshi. Në bashkinë e Vlorës kandidatura e i prefektes, po lëkundet pas zbardhjes të skandalit të koncensionit të parkingut të rrugëve të Vlorës, ndërsa për Tiranën, Erjon Veliaj duket se është “asi” i Ramës. 
Basha ende nuk arrin marrëveshjen me aleatët
Një pasivitet i pashpjegueshëm ndodh aktualisht në aleancën e së Djathtës, ku PDIU-ja dhe “maqedonasit” i kanë braktisur, për t’u bashkuar me “mjaltin” e bashkëqeverisjes. Krisja e madhe e aleancës së Djathtë, quhet “ Agron Duka”. Siç duket, qysh herët, Fatmir Mediu i ka kërkuar Bashës, që deputeti Duka të jetë kandidati i së Djathtës në bashkinë e Durrësit. Madje, në një ndërkohë, Basha-Mediu kanë bërë dhe parë edhe sondazhe, të cilat, sipas pohimeve të vetë Dukës, fitoja është e sigurtë. Sipas burimeve të sigurta të gazetës “Telegraf”, Duka është shumë i zhgënjyer nga qëndrimi i Bashës, ndaj mendon të tërheqë kandidaturën e tij. Dje, PD-ja vazhdoi negociatat me aleatët, mirëpo, kësaj here, Basha mungoi, duke dëshmuar pasivitetin dhe nënvlerësimin e aleancave zgjedhore. Kësaj here, PR-ja e përfaqësuar nga Arjan Madhi, i ka lenë në tryezë PD-së, 13 emra. Liberali Arjan Starova është i gatshëm të ofrojë veten si kandidat për Bashkinë e Elbasanit. Ndërkohë, dhe aletatët e tjerë janë paraqitur me kërkesa konkrete. Partia Demokristiane synon që si zonë të lirë zgjedhore të marrë Bashkinë e Fushë-Arrëzit, Kurbinit, Lezhës, Rrëshenit dhe Sarandës. Balli Kombëtar synon bashkinë e Këlcyrës, Selenicës dhe Delvinës. Lëvizja e Legalitetit Bashkinë e Matit, ndërsa LZHK e Dashamir Shehit kërkon të përfaqësohet në këshilla bashkiakë.
Kandidatët e mundshëm të së Djathtës. Halim Kosova për Bashkinë e Tiranës
Edhe pse nuk janë kristalizuar ende marrëveshjet e së Djathtës, disa kandidatura për kryebashkiakë në qytetet kryesore, tashmë po publikohen, meqë janë bërë edhe sondazhe të fshehta nga vetë PD-ja dhe dhe aleatët e saj. Kështu, për bashkinë e Tiranës, kandidati më i votuar është deputeti Halim Kosova, ndërsa për bashkinë e Lezhës deputeti Aldo Bumçi. Në bashkinë e Kamzës, ishdeputeti Asllan Dogjani po fiton terren nga Mziu, ndërsa në bashkinë e Durrësit, Agron Duka, qoftë me votën e PD-së, por edhesi kandidat i PR-së, është kandidatura më e konsoliduar. Për bashkinë e Shkodrës, Helidon Bushati, Voltana Ademi. Ja kandidaturat e tjera: Delvinë: Dhurim Alimani. Kavajë: Engjëll Cara, Elbasan: Aurel Bylykbashi, Lushnjë: Dariel Xhindole, Librazhd: Shefki Çota, Lezhë- Salvador Kaçaj, Fier: Kozma Dashi, Gjirokastër: Igli Kokalari, Vlorë:Zamira Sina, Tepelenë: Vehip Çela, Sarandë: Kreshnik Bozho, Kolonjë: Viktor Duro, Pogradec: Bajram Fejzullari, Kuçovë: Myslym Haxhiu, Korçë: Andrea Mano, Pogradec: Bajram Fejzullari, Mallakastër: Agron Kapllani, Malësi e Madhe: Pjerin Spathari, Tropojë: Agron Demushi, Kukës: Arif Rexhmati, Dibër: Rrahim Kaleci. 
Kandidatët për bashkitë nga LSI
1.Gjirokastër – Zamira Rami 
2.Berat – Petrit Sina 
3.Pogradec – Roshi Tollozhina 
4.Skrapar – Nesim Spahiu 
5.Përrenjas – Miranda Rira, 
6.Lezhë – Viktor Tushaj, 
7.Kukës – Hasan Halili, 
Kandidatët për bashkitë nga PS
1.Vlorë – Dritan Leli, Bruna Mersini 
2.Peshkopi – Shukri Xhelili 
3.Tirana – Erjin Veliaj 
4.Përmet – Bledi Mane 
5.Poliçan, Adriatik Zotkaj 
6.Kavajë- Elvis Rroshi 
7.Shkodër – Keti Bazhdari, 
8.Tropojë – Rexhë Biberaj, 
9.Kurbin – Artur Bardhi, 
10.Mat – Adelina Farrici, 
11.Mirditë – Adrian Leka, 
12.Durrës – Vangjush Dako, 
13.Shijak – Indrit Buka, 
14.Kavajë – Evis Roshi, 
15.Elbasan – Qazim Sejdini,
16.Peqin – Bukurosh Maçi, 
17.Librazhd – Kastriot Gurra, 
18.Gramsh – Dritan Bici, 
19.Lushnjë – Arben Çuko, Fatos Tushe
20.Roskovec – Flamur Mato, 
21.Tepelenë – Tërmet Peçi, 
22.Këlcyrë – Klement Ndoni,
23.Korçë – Sotiraq Filo,
24.Himarë- Jorgo Goro 
25.Divjakë Alfred Kokoneshin.
26. Memaliaj – Reshat Zike, 
27.Libohovë – Vladimir Hide, 
28.Fier – Armando Subashi 
29. Sarandë- Stefan Çipa
30. Dibër: Ulsi Manja, PS
31. Kurbin: Artur Bardhi, 
Sigal