Spartak Ngjela, jeni mercenar apo miop politik?

479
Sigal


Jakup
B. GJOÇA

Gazeta Telegraf/

Meqë jetoj 25 vjet në Greqi, 3 gjëra
më kanë bërë përshtypje nga politika diplomatike e Greqisë, pas vizitës së
kryeparlamentarit Ilir Meta në Athinë, javën që shkoi.

E
para:

Greqia pranon për herë të parë, që do të ndërmarrë nisma ligjore për të
shfuqizuar Ligjin e Luftës.

E
dyta
,
kryeparlamentari Meta shtroi se problemi i të Drejtës së Njeriut dhe pronës për
qytetarët ekziston në të dy kufijtë tanë dhe pranoi që problemi i varrezave
greke në Shqipëri  është zgjidhje e
mundshme me Komitetin dypalësh. 


treti,

kryeparlamentari Meta nuk pranoi në Athinë, që në Shqipëri shkelen të drejtat e
Njeriut dhe cënohet prona e minoritetit grek.

 

Është
e para herë që diplomacia politike e Greqisë, pas vizitës së kryetarit të
Parlamentit shqiptar në Athinë javën që shkoi, ka pranuar që të diskutojë
heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë, në këto 72 vjet, pas Luftës së Dytë
Botërore. Vetëm kjo marrëveshje, nëse arrihet, do të përbënte një kthesë
historike në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri!!! Edhe pse, kryeministri grek Andreas
Papandreu, ishte i pari, në fundvitet 1988, që de fakto shfuqizoi atë
ligj absurd të Greqisë me ardhjen në Shqipëri të ministrit të Jashtëm grek
Papulias dhe në viti 1991 e më pas, Greqia, pranoi qindra mijëra emigrantë
shqiptarë të punonin dhe jetonin aty, prapëseprapë, as Presidenti i Greqisë, as
Parlamenti grek deri më sot, nuk ndërmorën nismën ligjore, që Ligjin e Luftës
me Shqipërinë ta shfuqizonin de jure. Edhe kohëvizita e
kryeparlamentarit shqiptar në Athinë, përbën faktor të rëndësishëm në përmirësimin
e klimës Tiranë-Athinë. Kryetari i Parlamentit shqiptar, Ilir Meta, e kreu
vizitën e javës që shkoi, në një klimë politike, diplomatike Shqipëri-Greqi, të
tensionuar, meqë marrëdhëniet dypalëshe qeveritare janë në ngrirje.
Kryeministri Edi Rama, e ka fshirë nga agjenda e tij politike përmirësimin e
marrëdhënieve me Greqinë, duke shpërfillur edhe mjaft probleme që kanë qindra
mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi si emigrantë. Të jemi realistë.
Trajtimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi ndikohet drejtpërdrejtë nga barometri
politiko-diplomatik  i marrëdhënieve
Shqipëri-Greqi. Edhe një urë qasjeve të marrëdhënieve me Greqinë, që
kryeministri Edi Rama mund të përdorte, domethënë aleatin politik  të tij, PBDNJ, kryeministri Rama e detyroi ta
largonte nga aleanca e tij, për të çuar në zero edhe përmirësimin e klimës
politiko-diplomatike me Athinën. Ndërkohë, që në mënyrë absurde, kryeministri
Rama në të njëjtën kohë shkon në Beograd, për t’u shtrirë dorën serbëve, duke
ngrirë edhe akull  me Prishtinën, duke dhënë
gjithandej, njëfarësoj mesazhi, se Shqipërisë i intereson më shumë miqësia me
Beogradin, paçka se shpërfill tërësisht …Kosovën. Kryetari i Parlamentit
shqiptar, Ilir Meta, në vizitën e tij në Athinë, ia arriti, që jo vetëm të
shkrijë ngrirjen e mosbesimit të Athinës ndaj Shqipërisë, por, siç u shpreh
edhe vetë gazeta greke, “Kathimerini”, u kërkoi politikanëve grekë, që “ Të
trajtojmë me kujdes plagët”, që kemi trashëguar nga e kaluara. Është e para herë,
që  gazeta më e madhe greke, konservatore,
sikurse “Kathinerini” boton intervistë me politikan shqiptar që viziton Athinën.
Edhe ky tregues i mirëbesimit dhe mirëkuptimit u ndërtua, ndaj vizitorit
politikan shqiptar në Athinë.  Plagë
historike të trashëguara, që trajtoi kryeparlamentari shqiptar Ilir Meta në
Athinë me të gjithë politikanët grekë, është natyrisht edhe Ligji i Luftës, ku
edhe presidenti grek Pavlopullos u zotua për të ndërmarrë nismën ligjore të shfuqizimit.
Është edhe çështjet e pasurisë dhe të Drejtat e qytetarëve (grekë dhe shqiptarë)
në të dy anët e kufirit. Janë edhe trajtimi dhe integrimi i qindra mijërave
emigranëtë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Greqia u zotua, se do të
heqë tarifat postuale të dokumenteve që u kërkon emigrantëve shqiptarë në
Greqi.  Një përfitim shumë i madh
ekonomik për qindra mijëra emigrantë shqiptarë. Është përcaktimi i drejtë edhe i
kufijve detarë midis dy shteteve tona, duke pranuar rishikimin e marrëveshjeve
që nuk janë ratifikuar nga Parlamenti. Janë edhe kërkesat e qeverisë greke për
varrezat e ushtarëve grekë që u vranë në Shqipëri në Luftën e Dytë Botërorë, për
të cilën kryeparlamentari Ilir Meta pohoi se ka edhe Komitet të Përbashkët
dypalësh. Dhe, dihet, që zgjidhja e pranueshme, të plagëve të trashëguara nga e
kaluara, është që të dy palët të bëjnë lëshime të dyanshme reciproke. Haptas,
aty në Athinë, Ilir Meta, kryetari i Parlamentit shqiptar nuk pranoi që në
Shqipëri shkelen të drejtat e Njeriut, si edhe e drejta e pronës të minoritetit
grek në Shqipëri. I vetmi,  që akuzoi
publikisht kryeparlamentarin Ilir Meta për rezultatet e arritura në vizitën në
Athinë, ishte Spartak Ngjela, duke u shprehur se “Meta shiti  Shqipërinë në Athinë, sikurse Zogu në
Beograd”.  Paradoksi dhe absurditeti është,
se kryeparlamentari Meta nuk nënshkroi në Athinë asnjë marrëveshje zyrtare, që
të marrë shkak Ngjela e ta akuzojë kryeparlamentarin Meta “Për shitje të Shqipërisë”!!!
Ndoshta, Ngjela do të ndihej më patriot se kryeparlamentari Meta, nëse Greqia
aktivizon Ligjin e Luftës, ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi, ndaj integrimit
të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Edhe pse 
avokat Ngjela vetëhiqet  “profesor”  edhe i Jurispodencës dhe i të Drejtës Ndërkombëtare,
ndoshta partiotizmi i Ngjelës do të donte që kryeparlametari Meta duhej të kërkonte
në Athinë vetëm zgjidhjen e Çështjes Çame, ashtu siç e kërkojmë vetëm ne, njëanshmërisht!
Sepse, avokat Ngjela, duke mos u kënaqur ai vetë, në çfarë niveli dypalësh
Meta- Tcipras u diskutua  e drejta e Pronës
të qytetarëve (grekë dhe shqiptarë) e cilëson “Tradhëti Kombëtare” të
kryeparlamentarit Meta qëndrimin pragmatist për zgjidhjen e këtij problemi. Avokat
Ngjela, i vetëquajtur “Profesori” i Jurispodencës, heshti dhe nuk tha asnjë
fjalë, për Drejtësinë e reformuar së fundi, për vendimin e fundit që dha,  për daljen nga burgu të deputetit socialist,
që të votonte edhe ky Reformën në Drejtësi, paçka se është  i paraburgosur për tentativë vrasjeje,
sikurse Ngjela heshti edhe për certifikatën penale të “ndershmërisë” të
kryebashkiakut socialist, paçka se ka qenë dënuar për krime në Itali dhe
Gjermani. Avokat Ngjela, meqë përmende edhe ambasadorin amerikan Donald Lu, a
mund të pohosh, si avokat që jeni, se cilët janë  dhe në kë parti politike shqiptare janë ata
“ministra të korruptuar” dhe “deputetë kriminalë” që akuzoi publikisht
ambasadori Lu? Apo, ju avokat Ngjela doni t’u thoni shqiptarëve, se është Ilir
Meta “deputeti kriminel” që akuzoi ambasadori amerikan? Avokat, kë fotografoi
ambasadori amerikan për “Al Kapone” në politikën shqiptare, i cili personat me
rekorde kriminale i bën deputetë dhe kryebashkiakë? Një pyetje të vetme kam,
paskëtaj, për “profesorin” e  të Drejtës
Penale dhe Juridike, Av. Spartak Ngjela: Avokat , je mercenar, apo miop
politik? Derisa hesht për vendimet e Gjyqësorit të reformuar, që rehabiliton
deputetët dhe kryebashkiakët me rekorde kriminale dhe cilëson kryeparlamentarin
tonë për  “Tradhëti kombëtare, si Zogun”,
ngaqë  bisedoi me politikanët grekë  për mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellët
dhe reciprok Shqipëri-Greqi?