Sërish përleshje në Athinë, mes policisë dhe anarkistëve

388
Sigal

Athina është kthyer sërish në arenë
përleshjesh mes anarkistëve dhe forcave të rendit. Zona pranë Politeknikumit të
Athinës ka qenë arena e përleshjeve të natës së të mërkurës, deri në orët e
para të së enjtes.


Sipas
policisë greke, një grup prej rreth 100 anarkistësh që ndodheshin në brendësi
të Politeknikumit, në rrugët Sturnari dhe Patision, rreth orës 23:00 filluan të
hedhin kokteil molotov dhe gurë kundër forcave të policisë, të cilat ishin të
stacionuara në zonë. Policia thotë se ka ndaluar dy persona lidhur me ngjarjen.
Prej përleshjeve janë dëmtuar disa automjete dhe vitrina dyqanesh.
 

Situata e tensionuar në zonën e “Eksarkias” ka zgjatur
deri rreth orës 4 të mëngjesit. Në vazhdim anarkistët janë larguar nga zona dhe
situta i është kthyer normalitetit. Autoritetet greke thonë se situata e
tensionuar mes grupimeve anarkiste dhe policisë pritet të vazhdojë edhe në
ditët në vazhdim. Sipas policisë, shërbimet sekrete kanë përgjuar komunikime
prej anarkistëve, të cilat bëjnë fjalë për një rindezje të “luftës”
mes anarkistëve dhe forcave të rendit gjatë muajve të ardhshme.