Sot seanca e Kuvendit, çfarë pritet të diskutohet në sallë

124

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa në rendin e ditës së punimeve janë disa pr/ligje për shqyrtim. Në rendin e ditës përfshihen edhe dy dekretet e Presidentit Ilir Meta, i cili ka kthyer për rishqyrtim dy ligje, atë për Noterinë dhe Ligjin për Kadastrën.

Mësohet se seanca do të drejtohet nga kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi i cili është kthyer mbrëmë nga Gjermania, ndërkohë që në sallë do të mungojë kryeministri i vendit Ed Rama. I pari i qeverisë prej dy ditësh ndodhet në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare.

Pritet që sot Kuvendi të ratifikojë marrëveshjen statuore të Shqipërisë me BE për forcimin e kufijve, konkretisht me Agjencinë e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Europian.