Sot në orën 19:00, Presidenti Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

511
TIRANË – Pas kërcënimeve terroriste që u përhapën masivisht në vende të ndryshme të Evropës pas sulmeve në Paris, këtë pasdite presidenti Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja do të mbahet në orën 19.00 dhe do të çelet me fjalën e kreut të shtetit për të vijuar më tej me kryeministrin Edi Rama. 
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika do të parashtrojë se si është siguria në vend si dhe bashkëpunimin me agjencitë partnere. Ky shërbim ka pasur informata se vendi ynë mund të jetë pre e sulmeve me karakter terrosit.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati do të referojë në në lidhje me angazhimet dypalëshe dhe në kuadrin rajonal të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit si dhe implikimet për Shqipërinë të konkluzioneve të Këshillit të BE-së në luftën kundër terrorizmit.
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri do të flasë për sigurinë në vend dhe masat e marra për të parandaluar cdo sulm të mundshëm, edhe pse asnjë kërcënim nuk është konkret për vendin tonë.
Në Këshillin e Sigurisë Kombëtare do të jetë i pranishëm edhe gjeneral Major Jeronim BAZO, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i cili do të bëjë një analizë të riskut dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. 
Sigal