Sorrosi zbulon një tjetër ‘Shqipëri’, këtë herë në Afrikë

236

Pas botimit të dy librave, përkatësisht ‘Guinea, Shqipëria e Afrikës’ (ku Presidenti mburret që Guinea është shndërruar në Shqipërinë e Afrikës sipas modelit të qeverisjes së Edi Ramës të mbështetur dhe promovuar nga Xhorxh Soros) dhe ‘Një Afrikë e përkushtuar’, Alpha Condé sapo ka shkruar librin e tij të parë si President i Republikës.

Vepra letrare e fundit titullohet ‘Alpha Conde, një ide për Guinenë’, është një libër ku përmblidhen disa intervista të Presidentit të Guineas me gazetarin francez François Soudan, botuar nga shtëpia botuese Fabre.

Image

Alpha Conde është një politikan jetëgjatë nga Guinea që ka ardhur në pushtet dhe ka qëndruar për një kohë të gjatë në pushtet deri sa është bërë edhe president i Guineas me mbështetjen mediatike e financiare të Xhorxh Soros (https://www.africaguinee.com/articles/2016/09/01/guinee-comment-le-milliardaire-georges-soros-soutenu-alpha-conde).

Po ashtu media ndërkombëtare, bazuar në burime vendase, ka shkruar edhe për një skandal korrupsioni me minierën më të madhe të hekurit në botë që gjendet në Guinea, ku mendohet se kanë qenë të implikuar Alpha Conde, Xhorxh Soros dhe Toni Bler (https://pagesix.com/2016/08/24/tony-blair-and-george-soros-tied-to-scandal-in-guinea/).

Image