Sondazhi parazgjedhor, Blushi: Pse s’i besoj rezultatit. A ka popull që voton 90% për qeverinë?

537
Deputeti Ben Blushi, njëherësh kreu i LIBRA-s, ka reaguar lidhur me sondazhin e publikuar dje mbi rezultatin parazgjedhor për Tiranën.

Sipas sondazhit të IPR marketing, rezultonte se LIBRA fitonte dy mandate në kryeqytet, PS 15, ndërsa PD 12 dhe LSI 5. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të “Facebook”-ut, Blushi shfaqet skeptik për sondazhin, ndërsa shtron pyetjen nëse ka popull që voton 90 % për qeverinë.

Sipas tij, LIBRA do të marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër qeverisë.

MESAZHI I BLUSHIT
PSE LIBRA FITON ZGJEDHJET, JO SONDAZHET
Sipas një sondazhi Qeveria Rilindje-Cadra-LSI merr 90 për qind te votave. A ka popull që voton 90 për qind një qeveri? Sigurisht që jo. Prandaj nuk mund ti besoj sondazhit. LIBRA do marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër Qeverisë dhe janë shumicë. Ky është ndryshimi i LIBRA me të tjerët. Ata duan të ndryshojnë popullin me ndihmën e Qeverisë, ne duam të ndryshojmë Qeverinë me ndihmën e popullit. LIBRA ËSHTË RRUGA E RE.
Sigal