Në krye të Këshillit Drejtues të Magjistraturës është emëruar drejtor Sokol Sadushin. Për Sadushin ky është një mandat i dytë në krye të Magjistraturës. “Sot, më datë 14.11.2018, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës bazuar në pikën 1/c të nenit 248 dhe 250 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pas një konkurrimi të hapur dhe transparent, emëroi z. Sokol Sadushi drejtor të Shkollës së Magjistraturës, për një mandat të dytë katërvjeçar.”, thuhet në njoftim e këtij institucioni. Sokol Sadushi, anëtar i disa organeve të disa organizatave jofitimprurëse, duke përfshirë Fondacionin Soros. Ai ka qenë Anëtar i Bordit të Administratës Publike pranë Fondacionit Soros në vitet 2001-2005. Ish-Kryeprokurori Adriatik Lalla e cilëson si njeriun e Sorosit në Reformën në Drejtesi.