Presidenti Meta: Rama të reflektojë deri të shtunën

548
Sigal

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, me të cilin ka diskutuar për krizën politike dhe datën e re të zgjedhjeve lokale, 13 tetorin.
Në një postim në Facebook, Presidenti shprehet se kryeministri ka kohë të reflektojë deri ditën e shtunë. Presidenti i ka bërë apel dhe opozitës që të mos provokohet.
“Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizi.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës.
Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan.
Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën”,- deklaron Presidenti Meta, në një postim në Facebook.