Importi i mbetjeve: Vasili takohet me përfaqësues të AKIP, në 30 tetor tjetër protestë

542
Sigal

Ka
përfunduar takimi mes kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili dhe
përfaqësuesve të AKIP për ligjin e mbetjeve. Përfaqësuesit e AKIP janë shprehur
të vendosur për t’i shkuar deri në fund kauzës së tyre për mbetjet.

Ata i kanë
bërë me dije Vasilit shqetësimet e tyre në lidhje me këtë ligj. Gjithashtu AKIP
ka paralajmëruar se më 30 tetor do të zhvillohet një tjetër protestë për të
kundërshtuar ligjin e mbetjeve.

Ndërsa
Vasili tha se është një çështje e ndjeshme që duhet trajtuar me kujdes.

“Besoj se
është plotësisht normale, që gjithë këta përfaqësues të takohen me grupet
parlamentare. Ishte pikërisht për të dëgjuar me qetësi të gjitha argumentet që
jepen dhe besoj se është më e dobishme që këto sugjerime të jepen në një takim
të drejtpërdrejtë.

Ishin
shkëmbime të dobishme, pasi i bën më mirë procesit të shumëdebatuar. Ishte një
ditë për të dëgjuar me shumë vëmendje gjithçka, por nuk është sot dita e
vendimeve. Pas dëgjimit të jemi të ndërgjegjshëm për fenomenin dhe zgjedhjet që
marrim”, tha Vasili./Shqip/