Skandali në Vorë, i dënuari për blerje votash vijon fushatën krah deputetit të PS

192

Ai promovohet dhe nga deputeti i kësaj zone, Sadi Vorpsi, i cili e ka në shtabin e tij elektoral. Arben Marku, që ka qenë dhe krahu i djathtë i Belinda Ballukut. Por dhe pse i dënuar nga gjykata, për korrupsion në zgjedhjet e fundit, Arben Marku i mbështetur nga Partia Socialiste.

I dënuar me vendim gjykate, por vijon të bëj sërish fushatë për Partinë Socialiste. Ky është rasti Arben Markut, i dënuar për korrupsion në vitin 2017, për që vijon të jetë në krah të figurave më të larta të PS në Vorë.

Ai promovohet dhe nga deputeti i kësaj zone, Sadi Vorpsi, i cili e ka në shtabin e tij elektoral. Arben Marku, që ka qenë dhe krahu i djathtë i Belinda Ballukut. Por dhe pse i dënuar nga gjykata, për korrupsion në zgjedhjet e fundit, Arben Marku i mbështetur nga Partia Socialiste.

Marku është i vetmi rast që është dënuar nga gjykata për krim elektoral në 2017, por socialistët nuk e largojnë nga radhët e tyre dhe e kanë afruar më shumë duke e ngjitur në postet me të larta. Dhe pse të vetëm në zgjedhje sërish socialistët mbajnë afër një njeri që është dënuar për vjedhjen e votave.

Në shkurt të këtij viti është publikuar dhe vendimi i plotë i gjykatës, ku Marku është shpallur fajtor.

Marku ka qenë pjesë e shtabit të Ballukut në zgjedhjet e 2017 në Vorë, pasi kjo e fundit ka qenë e dërguara e PS për këtë Bashki. Po ashtu Balluku është kapur dhe në Kuvend duke shkëmbyer mesazhe me deputetin e PS, Sadi Vorpsi, duke bërë planin si të hiqnin nga bashkia e Vorës, kryebashkiakun e PD, Fiqiri Ismaili.Dosja.al