Paralajmërimi, Kryemadhi: Ende s’kemi publikuar abuzimet me evazionin fiskal tek inceneratorët

236
Sigal

E ftuar në një emision, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi aferën e inceneratorëve, një aferë e denoncuar nga vetë ajo. Teksa tha se SPAK-u për këtë aferë është në provë ajo paralajmëroi publikimin e fakteve të tjera jo vetëm nga institucionet dhe zyrtarët e shtetit por dhe evazionin fiskal që kompani të ndryshme kanë bërë duke përdorur inceneratorët.

‘Vetë situata politike qoftë më arrestimin e zotit Koka do të vendosë në një provë vetë institucionin e SPAK-ut nëse do të qëndrojë deri këtu ku është dhe ka qenë thjesht për efekt të situatës politike në të cilën gjendet vendi apo do të vazhdojë më tej.

Sepse e gjithë dosja inceneratorëve, ne akoma nuk kemi bërë prezent evazionin fiskal. Deri tashmë ne kemi bërë prezent në opinionin publik shkeljet ligjore që kanë ndodhur nëpërmjet firmave e vulave të shtetit shqiptar.

Ju po thoni për LSI dosjen tuaj?

Po po, për dosjen tonë sepse ne jemi disa grupe pune që po punojmë për shumë gjëra sepse skema e inceneratorëve nuk është thjesht vetëm inceneratorët. Skema e inceneratorëve është shumë më shumë.

Jeni marrë ju në pyetje nga SPAK?

Ne nuk jemi marrë në pyetje nga SPAK sepse padia ka qenë shumë e qartë dhe dorëzimi dokumenteve. Por kemi vazhduar të dorëzojmë dhe të çojmë dokumente të tjera që kanë të bëjnë lidhje me evazionin fiskal që është akoma më i rëndë. Prandaj dua të them që laku i inceneratorit sa vjen dhe ngushtohet.

Po pse SPAK duhet t’i kërkojë këto të dhëna tek një parti politike dhe jo tek institucionet?

Sepse në dijeninë time ka pasur ndërhyrje për fshehjen e dokumentacioneve, të dosjeve dhe shumë gjërave të tjera. Dashje pa dashje, çdo gjë lë gjurmë njerëzit sado të mundohen të ndryshojnë rrjedhjen e ngjarjeve apo dosjeve gjurma është diku’.