Situata e rëndë, Maliqi: Politika dhe trupi diplomatik të jenë në anën e popullit

493
Sigal

Deputeti i cili mori mandatin nga PD-ja, Lefter Maliqi, apeloi nga Kryesia e Kuvendit palët politike të ulen një orë e më parë për të zgjidhur krizën politike. Në një konferencë për shtyp, ai tha se vendi është në një situatë të rëndë ku dhe komentoi raportin e DASH.

”Kemi mbi 6 vjet që qeverisemi nga mafia, vazhdon emigracioni, u premtuan vende pune e s’u hapën, rritje pagash jo dhe korrupsion masiv, emërime nepotike. Unë vlerësoj raportin e OSBE/ODIHR që i doli në mbrojtje të medias së lirë, si në rastin e Elbasanit apo në rastin e Lubonjës dhe thotë edhe që qeveria me paketën e fundit antishpifje do të kapë median e lirë. Të nderuar miq, situata është alarmante, vendi në një krizë të madhe, jam këtu për t’i bërë thirrje klasës politike dhe trupit diplomatik që të mbajnë anën e popullit dhe ftoj palët politike të ulen me Presidentin. Mos të harrojmë se janë kapur të gjithë institucionet e shtetit dhe së fundi, edhe ai i Presidentit”.