Përplasje në Berat, rojet e Ramës i sulen gazetarit, qytetari: Këlysha bushtrash jeni!

596
Qytetarë të shumtë janë përpjekur të takojnë kryeministrin Rama gjatë ditës së sotme në Berat.
Shumë prej tyre protestojnë pasi u është hequr ndihma ekonomike, po duket se kanë marrë refuzimin e kryeministrit për t’i takuar.
Teksa Rama dhe minisitra të tij ishin duke kaluar në zonën e pedonales së qytetit, forca të shumta të rendit kanë mbajtur larg tyre qytetarët.
Në një moment një person nga ekipi i kryeministrit i hakërrehet edhe gazetarin e ‘’Fax News” në mënyrë që të ulë kamerën e celularit të tij.
Punonjësi i sigurisë: Ule mor atë, ule mor burrë atë, merr vesh ti ç’a po të them unë
Gazetari: Jemi njerëz të medias…
Një prej banoreve që i është hequr përkrahja ekonomike u shpreh: “Na është mohuar e drejta jonë. Jemi në hall, nuk kemi asnjë të ardhur, ndaj e takova dhe i bërtita. Pse është kryeministër ai?! Më tha “mua mos më bërtit”. Nuk mora asnjë përgjigje, pasi më tha që duhet të shkoj dhe të takoj Klosin. Edhe Klosi nuk më takoi, u fshehën si këlysha bushtrash që janë.”
Sigal