Shoqëria Civile: Drafti i PS për reformën, jo serioz

410
Sigal

Shoqëria civile kritika PS-së për reformën zgjedhore: Propozimet joserioze dhe jofunksionale

Drafti i propozuar nga PS-ja për reformën zgjedhore cilësohet joserioz dhe jofunksional nga shoqëria civile. Instituti i studimeve politike vlerëson se masat e propozuara nuk përmbushin përgjegjësitë që rrjedhin nga Kushtetuta. Shoqëria civile e kritikon draftin e PS për fazën e parë të reformës zgjedhore duke e cilësuar si të paplotë, joserioz dhe jofunksional. Në dokumentin e dërguar në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Instituti i Studimeve Politike vlerëson se reforma zgjedhore funksionale kërkon më shumë ndërhyrje se sa ndryshimet e ofruara nga ekspertët e PS-së. Pavarësisht se shtrirja e monitorimit të financimit elektorale deri në 6 muaj para zgjedhjeve shihet se pozitive, sipas ISP-së bie ndesh me Kushtetutën. Lidhur me problemet e shitblerjes së votës, ku sipas socialistëve mjafton një deklaratë e kryetarëve të partive politike, për Institutin e Studimeve Politike është një propozim jo serioz.