Kristaq Kume: Kryebashiaku Kajmaku humbet mandatin

451
Sigal

Prof. Dr. Kristaq Kume: Agim Kajmaku humbet mandatin

Prof. Dr. Kristaq Kume, ish-kryetari i KQZ-së, duke marrë shkas nga ftesa që KQZ i bëri kryebashkiakut të Vorës, që nesër do të shqyrtojë mandatin e tij, shprehet se Agim Kajmaku, i cili, edhe sipas Prokurorisë, rezulton se ka mashtruar me formularin e dekriminalizimit. Sipas Kumes, ligji i dekriminalizimit është më se i qartë në këtë pikë. “Ka një procedurë të caktuar mirë në ligj. Nëse Prokuroria ka dërguar në KQZ se, ky subjekt nuk ka treguar të vërtetën, KQZ-ja është i detyruar të marrë vendim për mandatin e tij. Sipas ligjit të dekriminalizimit, ky e humbet mandatin. KQZ nuk do të presë që të vihet në punë se ja kërkon dikush tjetër, veçse kur merr përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme”, u shpreh Kume. Sa i përket çështjes së baskisë së Shkodrës, Kume deklaroi: “Kur ka një vakancë nga mosmarrja e mandatit, ligji për vetëqeverisjen vendore e plotëson përkohësisht duke i lënë detyrë mbajtësit të mandatit, në këtë rast Voltana Ademit, të vazhdojë punën si kryebashkiake. Duhet njoftuar më pas prefekti që dërgon shkresë në Presidencë, Duhet të shprehet presidenti për zgjedhje të pjesshme. Askush tjetër nuk e bën dot këtë”.

Prof. Dr. Kristaq Kume: Ja dy opsionet më të mira për Sistemi zgjedhor

Ish kryetari i KQZ dhe eksperti i çështjeve zgjedhore Kristaq Kume: Rezultati i marrë nga ky sistem, me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, për t’u ulur në tavolinë dhe për të diskutuar mbi një sistem që të ofron mundësi shumë të mira që zgjedhësi shqiptar të zgjedhë atë që do. Ka disa sisteme, por në vlerësimin tim dy do të ishin më të mirat:

  1. Proporcional-rajonal me 4 njësi zgjedhore (jo me 12) dhe me lista të hapura
  2. 100 ulëse në Kuvend që vijnë nga gara mazhoritare dhe 40 mandate të ndahen sipas numrit të votave në shkallë vendi.

Prof. Dr, Kristaq Kume thekson se listat e hapura zbehin rolin e kryetarit të partisë, por nuk do të kemi fenomenin e deputetëve që do kryetari.