Shehu: Padia e Ramës kundër Haradinajt, për të ringjallur “Shkëmbimin e Territoreve” dhe ëndrrat serbe!

447
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ndërsa ka komentuar padinë që kryeministri Rama ngriti ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, e konsideroi atë si një veprim “për të ringjallur shkëmbimin e territoreve dhe ëndrrat serbe”.

Me një shënim në rrjetet sociale, Shehu thotë se Haradinaj është pengesë e pakalueshme për ato që i konsideroi synime të Ramës, ndërsa shtoi se padia synon “dobësimin e tij si kundërshtar aktiv e të komprometojë rolin e Kosovës”.

Postimi i plotë:

Padia e Rames kunder Haradinaj, per te ringjallur “Shkembimin e Territoreve” dhe endrat serbe!

Kjo teori serbe per “kufite” e shpalosur ne shqip, sinkronizon me ate te “Shengenit Ballkanik” alias “Jugosllavia e Re” e iniciuar nga Vucic, me avokat Ramen e noter Zaev, duke i bere keshtu te dyja pjese te te njejtit skenar, ne kundershtim me interesat tona kombetare e ato europiane te Rajonit.

Ne Prishtine Haradinaj ishte dhe eshte pengese e pakalueshme per te dy keto pjese te nje strategjie, qe synon ta shtyje Rajonin drejt Lindjes duke e vene ate nen nje “Serbi te Madhe” me Shqiperine vasale e Kosoven ne “hije”.

Megjithese te dy keto “kapituj” u diskretituan a po diskretitohen, Rama sic duket eshte i detyruar te beje nje hap me shume ne kete “tunel” te rrezikshem, te realizoje viziten e tij ne Beograd per te hedhur aty nje firme tjeter.

Ne keto kushte padia kunder Haradinajt synon qe ne sintoni me Vucic ta dobesoje ate si kundershtar aktiv, te komprometoje rolin e Kosoves, te demtoje maredhenit e saj me Shqiperine, si dhe te zbeh kundershtite ndaj asaj vizite te priteshme dhe te “erret” ne kulisat e Serbise.