“Shefi i krimeve të Mirëditës, krahë Arben Ndokës për zgjedhjet në Dibër”

200
I braktisur nga dibranët dhe shqiptarët dhe përballë humbjes së thellë të 11 shtatorit, Edi Rama ka mobilizuar banditë e kriminelë dhe u ka vënë atyre në dispozicion oficerë të korruptuar dhe të kriminalizuar të policisë. Përkrah trafikantit të femrave Arben Ndoka, në fushatën elektorale të Dibrës, Edi Rama ka çuar, siç e shihni në këtë foto të publikuar nga mediat, shefin e krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani. Ky person i njohur si garant i trafikantëve të drogës në Mirditë, është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër. Ky fakt i zbuluar nga mediat, rikonfirmon se Edi Rama e ka bazuar të gjithë fushatën e Dibrës tek bandat dhe kriminelët me të cilët e gënjen mendja se do të frikësojë dhe tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve.
Por dibranët ia bënë të qartë vendimin e tyre dje, duke e lënë në vetminë e tij, se mashtrimet me të cilat erdhi në pushtet nuk mund t’i mbulojë me asnjë trafikant, asnjë kriminel apo bandit me uniformë policie. Humbja e Ramës është e pashmangshme sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim ndaj dibranëve por i ka zhytur varfëri dhe pasiguri. S’ka bërë asnjë investim, s’ka hapur asnjë vend të ri pune, ka dhunuar dhe poshtëruar Dibrën dhe çdo dibran të djathtë e të majtë. E vetmja kontratë që ka Rama dhe kandidati i tij është ajo me krimin. Por i ka bërë llogaritë gabim. S’ka kriminel, bandit apo trafikant që të ruaj pushtetin e Edi Ramës. Koha e tij ka mbaruar. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.