Sekretari Politik i LSI, Nasip Naço: Misioni ynë është shërbimi ndaj komunitetit dhe integrimi i Shqipërisë

560
Në Berat, Ura Vajgurore, Poliçan, Kuçovë e Skrapar, takime aktive e të frytshme me strukturat dhe të zgjedhurit 
Janë një sërë takimesh që në çdo fundjavë sekretari politik I LSI, Z. Nasip Naço realizon me anëtarët e simpatizantët e kësaj force politike në Qarkun e Beratit, në lagjet e qyteteve e të fshatra të Njësive Administrative që janë në përbërje të pesë Bashkive, Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore, Poliçan e Skrapar. Por ajo që të bije në sy në këto takime nuk është vetëm puna me strukturat e kësaj partie, por ajo simpatizantët dhe të quajturin elektoratin gri. Nisur nga këto takime sekretarit politike Naço pohon se në fakt gjatë takimeve puna fillon me rifreskimin e organizatave në lagje të qyteteve dhe thuajse në të në fshatrat e bashkive përkatëse. Në shumë raste sekretari politik i LSI-s Naço rëndësi të veçantë i ka treguar takimeve me simpatizant dhe elektoratin gri me qëllimin e vetëm atë të ofrimit të këtij elektorati me lëvizjen socialiste për integrim. Fundjavë e ngjeshur pune kjo që sapo lamë pas për dyshen drejtuese të LSI-së për Qarkun e Beratit, Naço-Rehovica. Takimi I parë me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim filloj në Bashkinë Poliçan, ku në thelbin e saj kishte rifreskimin e strukturave, shtimin e radhëve me anëtar të rinj, bashkërendimi punëve dhe i strukturave si dhe bashkërendimi me LRI-në dhe LGI-në. e ndërsa problem i parë krijohet i detyruar edhe për rrjedhojë të reformës administrative, pasi tashëm kanë ndryshuar edhe pozicioni dhe qendrat e Njësive Administrative të bashkangjitura në bashkitë jo si më pare. Zoti Naço theksoi, se problem i dytë është i nevojshëm, për të çuar më përpara kauzën tonë të fitores në zgjedhjet e qershorit 2017. Po gjatë takimit u konkludua për probleme duke dhënë në njërën mënyrë apo në tjetrën edhe llogaridhënie për punë e bërë me strukturat dhe me pranimet deri në këto moment. Edhe pse puna e mirë konsiston në rritjen e numrit të anëtarësisë me element të rinj. Sërish u vërejtën disa probleme që kanë çaluar gjatë kësaj periudhe kohore, por që nuk kanë qenë pengesë madhore. Në këtë takim Vjollca Lulaj e vuri theksin tek koordinimi punëve mes anëtarëve dhe tek puna që secili anëtar i LSI, duhet të bëjë për secilin votuese duke filluar nga familja e tij, ndërsa shtoj se ende na mbetet punë për tu bërë në të ardhme e shkurtër që na kam mbetur në këto 5 muaj. 
Ura Vajgurore/ LSI forcë që ka marrë dhe realizon përgjegjësi konkrete të mëdha
Edhe në takimin e Urës Vajgurore kryetari lëvizjes socialiste për integrim i kësaj bashkie Agur Paja, theksin e vuri tek kordinimi i punëve mes LRI-së dhe LGI-së por dhe tek puna me strukturat në përgjithësi, ndërsa rëndësi të veçantë tha, se i kemi kushtuar pranimeve të reja dhe se me shtimin e numrit të anëtarëve të kësja partije nga viti në vitë kanë ndryshuar dhe numri i votive të marë në zgjedhjet që kanë kaluar, por që edhe në këto zgjedhje që I kemi përpara kemi bindjen se do të jemi forca dominuese në këtë Bashki. Zoti Nasip Nasi Naço, Sekretari politikë i LSI-së e vuri theksin tek përqëndrimi i punëve me strukturat e kësaj forve politike në bazë, tek puna që duhet të bëjë gjithsecili nga ne duke filluar nga familja, por dhe tek puna që duhet të bëjëm vetë antarët edhe si kordinator të forcës tonë politike në ofrimin e elementit të ri që deri tani nuk është i adreruar në asnjë frocë politike. Më shumë se nga herët e tjera duhet të përqëndrohemi tek puna në familje, në fis e më gjerë, ajo që ne sëbashku duhet të kemi parasysh është fakti se sa më shumë që të krijon besim tek elektorati qoft dhe ai gri, tek simpatizantët tanë, por dhe tek i gjith elektorati në përgjithsi aq më shumë vota do marim në zgjedhjet që thuajse na kanë mbritur tek dera dhe nuk kemi shume kohë për fjalë, por më shumë për vepra. Nuk dua tju referohem shifrave, pasi ato tashëm dihet nga të gjithë se në Qarkun e Beratit kemi mbi 6 mijë natarë të LSI-së, por kjo arritje nuk na mjafton kur themi se lavizja socialiste për integrim është parti gjithmon në ritje. Ajo që dua të them është se ne nuk rreshtim së punuari, por puna jon duhet të ketë disa piksynime dhe kordimimet mes nesh, mes LRI-së e LGI-së. Kryetari i LSI-së për Bashkinë Berat një nga bashkitë me numerin më të madhë të votuesve theksin e vuri tek shtimi i radhëve me antarë të rinj. 
Sigal