Sali Berisha: “Revolucioni demokratik po marshon drejt Tiranës!

390
Disa orë para fillimit të protestës së sotme, ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se hajdutët e shtetit kanë shpërndarë me mijëra e-maile dhe kanë bërë qindra telefonata bizneseve, punonjësve të administratës, nxënësve, studentëve, me kercenime për gjoba dhe pushimë nga puna nëse ata do të dalin në protest.
Këto deklarata Berisha i bëri nëpërmjet një statusi të publikuar në faqen e tij në Facebook.
Duke ju bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ti bashkohen protestës për rrëzimin e qeverisë, ai shkruan se asgjë nuk e shpëton regjimin e bandave nga zemërimi mbarë popullor.
Sali Berisha: “Revolucioni demokratik po marshon drejt Tiranës! Dhe pak orë na ndajne nga ora e shumepritur. Banditëve në pushtet po iu dridhet shpirti i tyre i zi dhe leqet e këmbëve! Rama thuhet se po ja mbath me disa prej mekatarvë kryesorë dhe me të vetët. Qeveria e shndërruar në organizatë kriminale organizon antispot dhe antimiting njëlloj si Ramiz Alia në vitin 1990. Hajdutët e shtetit kanë shperndarë me mijëra emaile dhe kanë bërë qindra telefonata bizneseve, punonjësve të administratës, nxënsve, studentëve, me kercënime për gjoba, pushime nga puna etj etj
Asgjë nuk shpeton regjimin e bandave nga zemërimi mbarë popullor. Nesër ne ora 11:00 Tirana në revolten më të madhe në tërë historinë e saj! Sb”
Sigal